LAJMI I FUNDIT:

RDK: Fillon vetizolimi i Maqedonisë

RDK: Fillon vetizolimi i Maqedonisë

Rilindja Demokratike Kombëtare ka reaguar në lidhje me sanksionin e parë nga Komisioni Evropian për Maqedoninë. RDK në reagimin drejtuar Telegrafit në Maqedoni thotë se ky hap është vetëizolim për Maqedoninë.

”Paralajmërimet e fundit për sanksione ndaj Maqedonisë duke i suspenduar 27.1 milion euro nga IPA fondet, me gjasë reale për suspendime tjerra prej 50 milion euro të IPA fondeve, si dhe suspendimin e korridorit 8, janë indikacione reale për një izolim të tmerrshëm ndaj regjimit të këtij vendi. Rilindja Demokratike Kombëtare mban qëndrim konsistent se qytetarët e këtij vendi nuk duhet dënuar përshkak të sjelljeve të papërgjegjëshme të politikanëve. Që nga pavarsimi i vendit e deri më sot, komuniteti ndërkombëtarë ka investuar me miliarda euro për zhvillimin, mirëqenien, demokracinë, drejtësinë, dhe stabilitetin e këtij vendi, dhe ky komunitet ka të drejtë absolute të kërkojë llogari direkte nga këta politikan, pa mos u dënuar qytetarët e rëndomtë të këtij vendi. Kujdesi ndaj parave të taksapaguesve të huaj nuk është asnjë shkelje sovraniteti ndaj shtetit, por kërkim llogari direkte nga keqpërdoruesit e këtyre fondeve. Toleranca ndaj këtyre politikanëve të papërgjegjshëm duhet të përfundoj sa më shpejtë me qëllim që çmimin e sjelljes së tyre mos e paguajn qytetarët e rëndomtë. Ata nuk duhet të përdoren mish për top. Qytetarët e këtij vendi nuk meritojnë të dënohen për sjelljet e papërgjegjëshme të këtij pushteti.” shkruhet në reagimin e RDK-së së Vesel Memedit./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Rama i jep para borxh Melonit, zbardhet transaksioni i 100 milionë lekëve për armatim

Rama i jep para borxh Melonit, zbardhet transaksioni i 100 milionë lekëve për armatim

Lajme
Protestat masive në Serbi, sugjerohet që Kosova të mos ndërhyjë

Protestat masive në Serbi, sugjerohet që Kosova të mos ndërhyjë

Lajme
Djegia e veturës në Ranillug, Prokurori: Dyshohet se motivi lidhet me mosmarrëveshje mes partive serbe

Djegia e veturës në Ranillug, Prokurori: Dyshohet se motivi lidhet me mosmarrëveshje mes partive serbe

Lajme
KQZ publikon video ku jep udhëzimet se si duhet plotësuar fletëvotimin, fton qytetarët të votojnë më 9 shkurt

KQZ publikon video ku jep udhëzimet se si duhet plotësuar fletëvotimin, fton qytetarët të votojnë më 9 shkurt

Lajme
Partitë serbe në Kosovë raportojnë incidente, pretendojnë se janë “sulme politike”

Partitë serbe në Kosovë raportojnë incidente, pretendojnë se janë “sulme politike”

Lajme
Prokuroria del me detaje tjera rreth vjedhjes në argjendarinë në Prizren - kërkohet paraburgim për të arrestuarin

Prokuroria del me detaje tjera rreth vjedhjes në argjendarinë në Prizren - kërkohet paraburgim për të arrestuarin

Drejtësi
Kalo në kategori