Përfaqësuesja e Anglisë është kritikuar për mënyrën e eliminimit nga “Euro 2016”, duke pësuar 2:1 nga Islanda e vogël 2:1, në 1/8 e finales.
Por ndonëse lojtarët e Anglisë dështuan të shkëlqejnë në fushë, kyçet e dorës së tyre kanë shkëlqyer në aeroport pas kthimit nga Franca, përcjell Koha Ditore.
Disa nga orët e dorës të lojtarëve të Anglisë, përfshirë ato të Daniel Sturridget, Jack Wilsheret dhe Jamie Vardyt, kapin vlerën e rreth 36 mijë funteve, pasi janë të markës Rolex apo Hublot.
Ish-mbrojtësi i Liverpoolit, Jamie Carragher, thotë se lojtarët tash po përkëdhelen nga mosha e re, duke u paguar me shifra të majme dhe nuk e kuptojnë botën e vërtetë.
Një pjesë e këtij problemi shpesh është shifra e madhe e parave që marrin lojtarët në Premier League, që i lejon të shpenzojnë shifra të çmendura në gjëra të tilla.
“Sportsmail” ka shikuar në disa prej orëve që kanë pasur në dorë dështakët e Anglisë në “Francë 2016”.
Daniel Sturridge – “Audemars Piguet Royal Oak” – 60 mijë euro
“Audemars Piguet” ka një histori të madhe dhe është prodhuesi më i vjetër i orëve që ende është në duart e familjes themeluese. Ekziston që nga viti 1875. Orët e kësaj firme prodhohen në Vallee de Joux në Zvicër dhe kanë modele nga ato sportive e deri te klasiket dhe tradicionale.
Daniel Sturridge ka një orë të markës Audemars Piguet Royal Oak Perpetual Calendar, që kap vlerën e 60 mijë eurove.
Danny Rose – “Rolex Sky-Dweller” – 39 mijë euro
Danny Rose dhe Anglia mund të jenë kthyer në shtëpi nga Franca më herët, mirëpo mbrojtësi i majtë i Tottenhamit, Danny Rose, është mirë i përgatitur për çdo udhëtim jashtë vendit në të ardhmen.
Ora Rolex Sky-Dweller ofron për udhëtarët ndërkombëtarë, mundësinë e shikimit si kohës lokale ashtu edhe kohën referente. Po ashtu është nga ari. Kushton rreth 39 mijë euro.
Jamie Vardy – “Hublot Rose Gold” – 33 mijë euro
Hubloti është një markë relativisht e re dhe luksoze e orëve të dorës, e themeluar në vitin 1980 nga italiani Carlo Crocco.
Jamie Vardy vërtet se ka lëvizur nga ditët e tij në rangjet amatore për në skenën e luksit të futbollit profesionist. Ai ka firmosur kontratë të re të vlefshme 100 mijë funte në javë me Leicester Cityn. Ai ka një orë Hublot Rose Gold që ka vlerë rreth 33 mijë euro.
Jack Wilshere – “Audemars Piguet Royak Oak” – 32 mijë euro
Mesfushori i Arsenalit, Jack Wilshere, ka zgjedhur një orë që konsiderohet të jetë më inovativja në histori të orëve të dorës. Audemars Piguet Royal Oak Offshore u krijua në vitin 1972 dhe ishte ora e parë e bërë nga çeliku që nuk ndryshket. Kjo ka pasur ndikim në gjithë industrinë e orëve.
Kyle Walker – “Rolex Yachtmaster II” – 15 mijë euro
Yachtmaster fillimisht ishte krijuar për të përmbushur nevojat e marinarëve. Në garat e jahteve, Kyle Walker do të ishte mirë i përgatitur, pasi ka një orë “Rolex Yachtmaster II” që vlen 15.000 euro.
Ryan Bertrand – “Rolex Datejust” 7300 euro
“Rolex Datejust” është një nga orët më klasike të shfaqura në kyçet e duarve të lojtarëve të Anglisë. Ryan Bertrand kishte një të tillë. Ato janë kryesisht punë dore për të siguruar perfeksionin.
Eric Dier – R”olex Explorer” – 5.100 euro
Eric Dier ka qenë një nga lojtarët e Anglisë që ka dalë nga “Euro 2016”, duke impresionuar me rolin e tij si mesfushor defansiv.
Aftësia e tij për të lexuar lojën ka luajtur rol të rëndësishëm dhe ai nuk do të ketë vështirësi të lexojë edhe orën e tij “Rolex Explorer”. Është dizajnuar pas përvojës në Himalaje dhe përmban çelik që nuk ndryshket për ta mbrojtur nga korezioni.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Brenda jetës së thjeshtë të Melania Trump në Sevnica të Sllovenisë, i kthyer tani në një destinacion turistik
Menaxheri i Gjestit flet për raportin e tij me ish-partneren: Nuk ka qenë i martuar, i përket të shkuarës dhe nuk ka kontakte më me të
Përpara se të mbahen çmimet Grammy, Beyonce me njoftim për fansat
“Diellza imagjinare”, Bledi Mane ironizon me Gjestin: Është një fantazist i fortë, dashuron vetëm veten dhe famën
Sonte në Big Brother martohen Jozi dhe Loredana, por nuk ftojnë në dasmë Rozanën dhe Laertin
Jozi befason me përgjigjen kur pyetet për vendin më të çuditshëm ku ka kryer marrëdhënie
Shokon Shqipja: Valbona ka lidhje jashtë, është duke luajtur shumë keq
Klajdi përlotet nga pamjet e shtëpisë së tij të rinovuar nga “Fundjavë Ndryshe”
E quajti homoseksual: Klajdi i përgjigjet deklaratave të Bernardit në ‘Fun Club’
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat
Publikohen pamjet: A po luante Real Madridi me më shumë se një kundërshtar ndaj Espanyolit?
Barcelona po e mbyll afatin kalimtar dimëror me një top transferim - Deco në negociata
Përplasje mes Morgan dhe Carlson për ndërhyrjen e NATO-s në Kosovë, reagon ambasadori Meidani: Historia s'do të rishkruhet!
Bëri ndërhyrje horror në Mbappen, lojtari i Espanyolit tregoi se çfarë i tha francezit
Jozi befason me përgjigjen kur pyetet për vendin më të çuditshëm ku ka kryer marrëdhënie
Perez del kundër një top transferimi, cilësohej si zëvendësuesi i Toni Kroos