LAJMI I FUNDIT:

Policia malazeze hyn brenda territorit të Kosovës?

Policia malazeze hyn brenda territorit të Kosovës?

Pas aksionit të Vetëvendosjes në kufi me Malin e Zi, forcat e sigurisë së këtij shteti kanë ndërmarrë masa të shtuara të sigurisë.

Sipas disa fotografive të dërguara për emisionin Interaktiv të KTV-së, Njësia Speciale e Malit të Zi ka hyrë brenda territorit të Kosovës, në Kullë, dhe ka legjitimuar veturat e Kosovës.


Mali i Zi ka dërguar notë të ashpër proteste ndaj Kosovës këtë javë, duke e quajtur shkelje të sovranitetit dhe integritetit territorial të Kosovës vendosjen e pllakatës së Kosovës dhe flamurit zyrtar të Shqipërisë.

polmz2

polmz1