LAJMI I FUNDIT:

Modelja shqiptare: Mafiozët italianë më përgëzuan, interesante t’i kesh të dashur

Modelja shqiptare: Mafiozët italianë më përgëzuan, interesante t’i kesh të dashur

Emi nuk është si vajzat e tjera. I pëlqen ti thotë gjërat siç janë, pa u përpjekur të ndryshojë asgjë. Ashtu si në këtë intervistë, ku biondja simpatike tregon eksperiencën e saj në filmin “Pit Stop Mafia”. Si kryetarja e bandës së Laçit, Emi tregon se i pëlqeu roli i mafiozes.

Në fakt në të përditshmen e saj njeh disa të tillë, që e kanë përgëzuar për rolin. Më tej rrëfen se do ti pëlqente të kishte një të dashur mafioz, pasi e tërheq jeta me adrenalinë. Nga ana tjetër flet edhe për eksperiencën si modele, duke deklaruar se hoqi dorë, kur pa se modelet bëheshin të tilla vetëm me sponsora…

Emi vjen si protagonist në filmin “Pit Stop Mafia”, si ju erdhi kjo ftesë?
Ftesa në fakt më erdhi nga regjisori i filmit, Fatmir Koçi. Normalisht që ai pa karakterin tim, duke më thënë se roli im, ishte ai i kapos së mafias së bandës së Laçit. Ndryshe nga sa jemi mësuar, këtë herë kapoja do të ishte një femër.

Roli u përshtat pak me karakterin tim, dhe unë iu përshtata karakterit të filmit. Si u ndje Emi nën petkun e një mafiozeve?
Interesante, më pëlqeu roli dhe ideologjia e rolit.


A njihni shumë mafiozë?
Në fakt edhe njoh disa.

Si janë mafiozët nga afër?
Janë interesantë, pa shumë fjalë, më shumë dëgjojnë, bëjnë plane në kokën e tyre. Janë të tjerë ata që i zbatojnë.

A pate kërcënime pas filmit, ndonjë laçian që të mori në telefon?
Të them të drejtën edhe prisja kërcënime, por nuk pati. Përkundrazi pati nga ata mafiozë që pas filmit më morën dhe më thanë që nuk është tamam ashtu si e ke bërë rolin. Por në fund më përgëzuan për këtë rol.

Të kanë ngacmuar mafiozët, a ke pasur ndonjëherë një të dashur të tillë?
Më kanë ngacmuar. Nuk kam pasur ndonjë të dashur mafioz.

Do doje të kishe një të dashur mafioz?
Pse jo. Më pëlqen jeta me rrezik, me adrenalinë, jo stabël. Pasi bëhet monotone jeta.

Ndërkohë jeni ndër modelet e para në Shqipëri, si e keni parë modelingun gjithë këto vite?
Ka ndryshuar shumë në fakt. Unë kam qenë modele në moshën 15-vjeçare. Në atë kohë gjërat bëheshin me pasion me dashuri, sot nuk është më kështu. Sot modelet nuk prezantojnë veshjen, por veten e tyre.

Si i shikon modelet, apo femrat VIP, që bëhen të famshme pas sponsorizimit të një mashkulli?
Kjo ka qenë edhe një ndër arsyet që unë hoqa dorë nga kjo fushë. Nuk më pëlqen ky fenomen. E di që ka disa të tilla, dhe madje i kam hasur shpesh por nuk di se çfarë të them rreth kësaj. A i është ofruar Emit një deputet, apo politikan për lidhje? Deputet jo, por njerëz të pasur po. Duke menduar se të gjitha femrat janë njëlloj më janë afruar, por përgjigjen e kanë marrë me vete.

Si është jeta juaj private?
Është një lëmsh. Ka shumë dhe s’ka asnjë.

Kjo d.m.th që ju jeni single?
Po, për momentin jam single, derisa të realizohet një ide që aktualisht kam në kokë. Mbase një lidhje interesante. Kush është fatlumi? Është një person i njohur në Shqipëri, po nuk është i martuar. A flet Emi për seksin? Nuk e kam tabu seksin. Shqiptarët e kanë tabu në rrethin e jashtëm, por në rrethin miqësor nuk besoj se e kanë këtë problem. Unë flas për seksin, jo shumë, pasi unë nuk e kam primare.

Jemi në verë, a do ta shikojmë Emin këtë verë të nxehtë, buzë detit?
Patjetër që po, madje do të më shihni topless.

emi 1

emi 2

Në trend Magazina

Më shumë
Ngjarja me Drilonin dhe Edin - Sarës i përkeqësohet gjendja në Big Brother VIP Kosova?

Ngjarja me Drilonin dhe Edin - Sarës i përkeqësohet gjendja në Big Brother VIP Kosova?

Magazina
Të gjithë të tronditur nga video që u shfaq në ekran - banorët nuk mund të besojnë fjalët e Edit dhe Drilonit ndaj Sarës

Të gjithë të tronditur nga video që u shfaq në ekran - banorët nuk mund të besojnë fjalët e Edit dhe Drilonit ndaj Sarës

Magazina
Atilla Kardesh flet pas darkës me Drenushën, zbulon edhe çfarë i tha e dashura e tij e re

Atilla Kardesh flet pas darkës me Drenushën, zbulon edhe çfarë i tha e dashura e tij e re

Magazina
Driloni-Edit në BBVK: Nëse e fitoj çmimin, e ndaj me ty

Driloni-Edit në BBVK: Nëse e fitoj çmimin, e ndaj me ty

Magazina
Edi i kërkoi falje për fjalorin e papërshtatshëm - reagimi i Sara Kolamit

Edi i kërkoi falje për fjalorin e papërshtatshëm - reagimi i Sara Kolamit

Magazina
Vrau nënën - dënohet me burgim të përjetshëm aktori Ryan Grantham i

Vrau nënën - dënohet me burgim të përjetshëm aktori Ryan Grantham i "Riverdale"

Kalo në kategori