LAJMI I FUNDIT:

Ekskluzive: Nota e protestës e Malit të Zi ndaj Kosovës (Dokument)

Ekskluzive: Nota e protestës e Malit të Zi ndaj Kosovës (Dokument)

Ministria e Jashtme dhe për Integrime Evropiane e Malit të Zi ka shprehur pakënaqësinë e saj të thellë ndaj veprimit të deputetëve të Lëvizjes Vetëvendosje në kufirin mes Kosovës dhe Malit të Zi.

Në letrën e dërguar në ambasadën e Kosovës në Podgoricë të cilën e ka siguruar ekskluzivisht KTV-ja kjo ministri thotë se është e shqetësuar me veprimin e “personave të identifikuar”.


“Ministria e Jashtme e Malit të Zi ka marrë informacion nga Ministria e Brendshme e Malit të Zi se persona të paidentifikuar nga Republika e Kosovës kanë vendosur në territorin e Malit të Zi një tabelë me stemën e shtetit të tyre si dhe flamurin e Republikës të Shqipërisë. Ministria konstaton se bëhet fjalë për një provokim të rëndë politik nga ana e qytetarëve të huaj brenda territorit të një shteti mik, në të cilin është shkelur sovraniteti dhe integriteti territorial i yni dhe janë vënë në dyshim marrëdhëniet shumë të mira mes Republikës së Malit të Zi dhe Republikës së Kosovës”, thuhet në notën e protestës.

Ministria e Malit të Zi i kërkon autoriteteve të Kosovës që të identifikojnë kryesit e kësaj vepre dhe të parandalojë aktivitete të tilla në të ardhmen për shkak të “implikimeve negative që kjo mund të ketë”.

notap

Në trend Lajme

Më shumë
Bajrami: Jam i gatshëm ta ndihmoj Kurtin në procesin e Asociacionit

Bajrami: Jam i gatshëm ta ndihmoj Kurtin në procesin e Asociacionit

Lajme
Kush ishin dy gratë që dhanë idenë për pajtimin e gjaqeve, tregon bashkëpunëtori i Anton Çettës

Kush ishin dy gratë që dhanë idenë për pajtimin e gjaqeve, tregon bashkëpunëtori i Anton Çettës

Lajme
Të shtëna me armë në Lupç të Podujevës, katër të plagosur

Të shtëna me armë në Lupç të Podujevës, katër të plagosur

Kronika e Zezë
Ndalohen për 48 orë pesë të dyshuar për rastin e plagosjes në Lupç

Ndalohen për 48 orë pesë të dyshuar për rastin e plagosjes në Lupç

Drejtësi
Balje: Deklarata e Kurtit për Kodin Civil është provokuese, nuk votoj pro martesave të gjinisë së njëjtë

Balje: Deklarata e Kurtit për Kodin Civil është provokuese, nuk votoj pro martesave të gjinisë së njëjtë

Lajme
Prokuroria jep detaje për plagosjen e katër personave në Lupç të Podujevës

Prokuroria jep detaje për plagosjen e katër personave në Lupç të Podujevës

Drejtësi
Kalo në kategori