LAJMI I FUNDIT:

FRODEM: Si nuk i vjen turp komisionit rregullator – ulja sa për një çerek bukë!

FRODEM: Si nuk i vjen turp komisionit rregullator – ulja sa për një çerek bukë!

Nga FRODEM kërkojnë nga Komisioni rregullator për energjetikë të sjell vendim të ri me çmim të zvogëluar real në pajtim me çmimin e ulur të rrymës elektrike, transmeton Telegrafi Maqedoni.

Vendimi i pa shembull, i pa turp dhe skandaloz i Komisionit rregullator për energjetikë për  0,25% “marramendëse” nuk mund të jetë në interes të qytetarëve të Republikës së Maqedonisë, por vetëm në funksion të realizimit të politikës manipuluese ditore dhe strategjisë popullore të partisë në largim, thuhet në reagimin e FRODEM.

“Duam ti përkujtojmë qytetarët e Republikës së Maqedonisë se falë këtij pushteti dhe Komisionit rregullator në dhjetë vitet e fundit çmimi i energjisë elektrike është rritur për rreth 100 %, ndërsa tani jemi dëshmitarë të një uljeje manipuluese për gjithsej 0,25%. E turpshme, e papërgjegjshme, ndaj nesh qytetarëve!“, reagon FRODEM./Telegrafi/