Një ish-polic i martuar ka dalë para gjykatës për t’i përgjigjur akuzave të ngritura mbi paditë e dy ish-të dashurave të tij, për njërën prej të cilave ai thotë se e dashuron akoma.
Dy gra kanë paditur ish-in e tyre për mashtrim dhe ushtrim të dhunës, ndërsa i akuzuari ishte ndërkaq i martuar dhe me fëmijë.
Por i pandehuri mbrohet ndaj akuzave duke dhënë justifikimet e tij për secilën pikë, madje pretendon se jo vetëm që nuk kishte ushtruar dhunë ndaj njërës prej të dashurave, por se ishte alkoolizmi i saj që kishte shkaktuar konflikte.
I akuzuari N. Xh. Doli sot para Gjykatës Themelore të Prishtinës, u mbajt seanca e shqyrtimit kryesor ndaj nën akuzat për keqpërdorim të pozitës apo autoritetit zyrtar, trafikimit me njerëz dhe veprës penale të sulmit.
I pandehuri akuzohet nga Prokuroria Themelore e Prishtinës se që nga viti 2012 e deri në vitin 2014 ka mbajtur nën kontroll të dëmtuarën A.G. duke i premtuar që do të martohet me të.
Sipas aktakuzës, Xh. e ka shfrytëzuar të dëmtuarën pasi ka arritur të sigurojë numrat e telefonit të personave të cilët qëndrojnë financiarisht mirë dhe e ka obliguar t’i kontaktojë ata persona dhe të lërë takim me ta.
Prokuroria thotë se e dëmtuara e ka paraqitur rastin në polici disa herë, mirëpo i akuzuari e ka detyruar që t’i tërheqë deklaratat.
Po ashtu, i pandehuri, akuzohet se në vitin 2014 në mënyrë ilegale e ka sjellë të dëmtuarën S.T. nga Shqipëria në Kosovë duke e strehuar në një banesë dhe duke i premtuar që do t’i gjejë punë.
Në aktakuzë shkruhet se e dëmtuara ka qenë e interesuar që të gjejë punë në restorantet e natës, dhe i pandehuri i ka rekomanduar ku të shkojë të punojë dhe duke ja mbajtur dokumentet dhe të hollat e po ashtu, duke e keqtrajtuar fizikisht.
“Unë me të dëmtuarën S.T. dhe me të dëmtuarën A.G. kam pasur lidhje dashurie, ku me të dëmtaren A.G. ende jam ne lidhje dashurie”, deklaroi i akuzuari gjatë marrjes në pyetje nga avokati i tij.
I akuzuari deklaroi se ishte e vërtet që kishte shkuar në Shqipëri dhe e kishte marrë të dëmtuarën S.T. për në Kosovë.
“E di se ka punuar në disa lokale si valltare, mirëpo nuk e kam ditur se e njëjta ka pasur ndalesë për të hyr në Kosovë, pasi që ka qenë e deportuar nga Kosova”, tha ai.
“S.T. disa herë e ka harruar kuletën dhe dokumentet të unë kur kemi qenë bashkë, dhe herën e fundit unë pasi që e kam vërejtur se i ka harruar ja kam dërguar ne një pompë të karburanteve”, shtoi i akuzuari.
Ai tha se vazhdonte të ishte i dashuruar me një nga gratë që e kishin akuzuar: “Po ashtu, me A.G. kam qenë në lidhje dashurie nga 2012 dhe jam ende, dhe me të kam jetuar në banesën e saj”.
Ai pretendoi se ish e dashura A.G. e ka denoncuar në polici për shkak të xhelozisë, pasi kishte kuptuar që ai kishte një lidhje paralele me gruan tjetër S.T.
I akuzuari e mohoi që të ketë ushtruar dhunë ndaj të dëmtuarës A.G., duke pretenduar se abuzimi i ish të dashurës me alkool kishte shkaktuar konflikte.
“Por ka pasur raste kur ajo ka konsumuar shumë alkool dhe kemi pasur ndonjë mosmarrëveshje. Po ashtu e mohoj atë që t’i telefonoj dhe të le takim me njerëzit të cilët qëndrojnë mirë financiarisht”, tha ai.
“A.G dhe S.T kur janë takuar bashkë me ka telefonuar A dhe më ka kërcënuar që do t’i tregojë bashkëshortes sime, e po ashtu më ka thënë se kam me të shkatërruar”, deklaroi i akuzuari.
Ai e mohoi që të ketë ndikuar personalisht apo ndokush në të dëmtuarën A.G. që ajo ta ndryshojë deklaratën e saj, mirëpo sipas tij ajo këtë e ka bërë për shkak të xhelozisë.
I akuzuari ka qenë pjesëtar i policisë, mirëpo që nga denoncimi që ju ka bërë nga e dëmtuara A.G. është suspenduar.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëZbulohen prapaskenat e dhunës në takimin e Edi Ramës me diasporën në Londër
Qendrat e emigrantëve bosh prej javësh, policia italiane dhe punonjësit socialë largohen nga Shqipëria - The Guardian sjell detajet
Ngjarja e rëndë në shkollë, flet për herë të parë 14-vjeçari Luis Meçe: Më gjuajti me thikë gjashtë herë
Targat RKS, banorët e Leposaviqit përballen me vonesa për vazhdimin e regjistrimit të automjeteve
Policia arreston tre persona te Manastiri i Deçanit, në targa u shkruante “Kosova është Serbi”
Ura që lidh Ulqinin me Velipojën do të ndërtohet edhe me qeverinë e re malazeze
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
"Mund të shkojë deri në 1 milion dollarë?": Ekspertët tregojnë se çfarë mund të ndodhë, nëse SHBA nën Trump krijon një 'rezervë kombëtare me bitcoin'
Këshilltari i Trump për sigurinë kombëtare tregon se si e sheh ai “fundin e luftës në Ukrainë”
Ruben Amorim kritikon haptas yllin e Man United pas barazimit ndaj Ipswich Town
Ngjarja me Drilonin dhe Edin - Sarës i përkeqësohet gjendja në Big Brother VIP Kosova?
Pochettino e injoroi dhe bëri sikur nuk e njeh, ish-ylli i Chelseat ka një përgjigje për argjentinasin
Real Madridi në mesin e klubeve të interesuara për transferimin e mbrojtësit nga Serie A