LAJMI I FUNDIT:

Universiteti “Kadri Zeka” ofron kuota të veçanta për studentët nga Lugina

Universiteti “Kadri Zeka” ofron kuota të veçanta për studentët nga Lugina

Menaxhmenti i Universiteti “Kadri Zeka” ka ndarë kuotat për pranimin e studentëve të rinj në vitin akademik 2016/2017 nga Lugina e Preshevës.

“Për këtë çështje Rektori i Universitetit “Kadri Zeka”, Bajram Kosumi, ka pritur në një takim Kushtrim Kadriu nga shoqata “Vatra” e Bujanocit që vepron në Gjilan dhe Gentiana Shabani, koordinatore e zyrës për Preshevë Bujanoc dhe Medvegjë me bashkëpunëtorë. Ata kanë diskutuar rreth përafrimit të qëndrimit për pranimin e studentëve të rinj nga Lugina e Preshevës. Me këtë rast rektori Bajram Kosumi ka thënë se do të krijohet hapësirë e mjaftueshme studimi për studentët e Luginës së Preshevës e që është edhe një nga misionet edhe të themelimit të këtij Universiteti në Gjilan”, thuhet në njoftim.

Kosumi ka theksuar se konkursi për pranimin e studentëve të rinj për vitin akademik 2016/2017 do të publikohet në muajin ardhshëm dhe ka shtuar se Universiteti “Kadri Zeka”, për kandidatët nga Lugina e Preshevës ka rezervuar kuota të veçanta për këtë afat të studimit.


Ai ka bërë të ditur se në Universitetin “Kadri Zeka” kandidatët nga Lugina do të garojnë për vendet e studimit të ndara me kuota të rezervuara për ta dhe se ata do të garojnë ndërmjet vete për kuotat e tyre dhe assesi në një garë të përbashkët me kandidatët nga Kosova.

Nga ana tjetër, Kushtrim Kadriu nga Lëvizja Vatra dhe Gentiana Shabani, koordinatore e zyrës për Preshevë Bujanoc dhe Medvegjë e kanë vlerësuar mjaft të nevojshëm takimin me Rektorin Bajram Kosumi. Sipas tyre propozimet për pranimin e kandidatëve nga Bujanoci, Presheva dhe Medvegja për të studiuar në universitetin “Kadri Zeka”, janë të pranueshme, dhe se ato janë bërë në përputhshmëri edhe me kushtet që disponon Universiteti. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Vëllau i Liridona Ademajt: Fëmijët janë të brengosur nga fakti që e panë se si babai i tyre e shtrëngoi për krahu nënën e tyre që të kryhet më lehtë vrasja

Vëllau i Liridona Ademajt: Fëmijët janë të brengosur nga fakti që e panë se si babai i tyre e shtrëngoi për krahu nënën e tyre që të kryhet më lehtë vrasja

Lajme
Reagon vëllai i Fitore Pacollit: Kam vite që merrem me bujqësi, kam aplikuar si fermer i lirë e as nuk kam llogaritur në motër

Reagon vëllai i Fitore Pacollit: Kam vite që merrem me bujqësi, kam aplikuar si fermer i lirë e as nuk kam llogaritur në motër

Lajme
Policia kërkon bashkëpunimin e qytetarëve për identifikimin e tre personave për shpërdorim të pasurisë

Policia kërkon bashkëpunimin e qytetarëve për identifikimin e tre personave për shpërdorim të pasurisë

Kronika e Zezë
Nagavci: Kam nënshkruar kontratat për ndërtimin e tri çerdheve dhe një shkolle

Nagavci: Kam nënshkruar kontratat për ndërtimin e tri çerdheve dhe një shkolle

Lajme
Stomatologu Hoxha ishte shpallur studenti më i mirë nga gIDE, ky institut ofron 25 licenca për Klinikën Stomatologjike për qasje falas në platformën e tyre të videos

Stomatologu Hoxha ishte shpallur studenti më i mirë nga gIDE, ky institut ofron 25 licenca për Klinikën Stomatologjike për qasje falas në platformën e tyre të videos

Lajme
Deliu: Ministria e Bujqësisë refuzoi projektin e grave të Krushës, por ia ndau 100 mijë euro vëllait të Fitore Pacollit

Deliu: Ministria e Bujqësisë refuzoi projektin e grave të Krushës, por ia ndau 100 mijë euro vëllait të Fitore Pacollit

Lajme
Kalo në kategori