LAJMI I FUNDIT:

Turqisë i rrënohet turizmi, i ikin 30 miliardë euro

Turqisë i rrënohet turizmi, i ikin 30 miliardë euro

Sulmet e shpeshta terroriste në Turqi, përveç se mijëra viktima të pafajshëm vendas dhe shtetas të huaj, kanë patur edhe pasoja serioze mbi ekonominë, duke i hequr Turqisë 30 miliardë euro në vit si pasojë e uljes së turizmit.

Edhe pse Turqia është një nga vendet më të bukura të kontinentit europian, turizmi ka arritur nivele mjaft të ulëta dhe rrezikon të prekë fundin pas sulmit të fundit në aeroportin ndërkombëtar të Stambollit.

Prej një viti, sulmet në Stamboll dhe në Ankara kanë regjistruar rreth 200 të vdekur dhe një mijë të plagosur, duke përhapur panik me largimin e turistëve ku statistikat e personave të ardhur në Turqi për turizëm janë në nivelet më të ulëta prej 22 vitesh.


Theksojmë se të paktën 41 persona u vranë dhe 147 të tjerë u plagosën në një tjetër sulm që goditi kryeqendrën e Turqisë, me numrin më të madh ditor të turistëve.

Organizata që mori përsipër sulmin me autobombë ku u shënuan 11 të vdekur më 10 qershor në lagjen historike të Bejazitit ka bërë në deklaratë edhe për turistët “I bëjmë thirrje të gjithë turistëve dhe personave që udhëtojnë drejt Turqisë: Të huajt nuk janë objektivi ynë, por Turqia nuk është një vend i sigurt për ta”, paralajmëroi ajo. /mapo.al/