LAJMI I FUNDIT:

Uki Latifi flet për “Ta ha Gojën”, konfirmon tjetër bashkëpunim me Bleron

Uki Latifi flet për “Ta ha Gojën”, konfirmon tjetër bashkëpunim me Bleron

Këngëtari i talentuar i zhanrit RnB, Uki Latifi, ka folur për projektin e lansuar kohë më parë me Bleron, “Ta ha Gojën” si dhe për projektet e të ardhmes.

Uki, i cili pas duetit “1 her”, mori pjesë në bashkëpunimin tjetër “Ta ha Gojën” me Bleron, thotë se suksesi i këngës është i padiskutueshëm përkundër disa kritikave, teksa thotë se nuk e kanë ndërmend të ndalen dhe do të sjellin tjetër bashkëpunim pasi që edhe në koncerte do të performojnë bashkë.

Uki Latifi, i njohur edhe si Soulkid me këngët e sjellura ka arritur të tërheqë mjaft vëmendje nga fansat e muzikës dhe mediat, sidomos për zërin e tij karakteristik.

“Me thënë të vërtetën, jam shumë i kënaqur në përgjithësi me projektin “Ta ha Gojën”, edhe pse ende nuk kemi pasur mundësinë që ta performojmë para publikut dhe të shohim saktësisht reagimin e tyre për këngën. Por, kjo do të ndodhë shumë shpejt në koncertin e ardhshëm, e sidoqoftë po e dëgjoj gjithandej dhe kjo pa asnjë dyshim është shenjë se “Ta Ha Gojën” është hit veror”.


“Ky është bashkëpunimi i dytë radhazi me Bleron, e s’do të jetë i fundit, duke marrë paraysh se në shumicën e mbrëmjeve/koncerteve do të jemi bashkë në paraqitje, si dyshe do të kemi shumë më shumë kuptim në paraqtijet tona, pasi që edhe publiku ka dëshirë që duetet tona t’i dëgjojnë duke na parë të dyve në skenë”, deklaroi Uki për Telegrafin.

I pyetur nga Telegrafi se nëse edhe projekti i ardhshëm do të jetë me Bleron apo me ndonjë artist tjetër, duket se këngëtarët pritet të sjellin tjera krijime.

“Projektin e radhës e kemi menduar bashkë me Bleron dhe Prygon dhe padyshim që do të ketë ngjyra verore me shumë pozitivitet brenda, është goxha melodike kënga dhe besoj se do të pëlqehet shumë nga dëgjuesit të cilët shpresoj se do të ndahen edhe më shumë të kënaqur”, theksoi ai.

Këngët e Ukit shpërndahen nga Orhidea Latifi, e njohur ndryshe si Kida, pjesë e On Records. Vet Uki ka pasur miqësi të madhe me Zzap n’Chriss, madje edhe bashkëpunime të shumta në projekte muzikore, por që janë radhuar.

A kanë ndikuar raportet e tij me Bleron në raportet me Zzap n’Chriss. Uki ka një përgjigje për këtë dhe shokët e tij të On Records.

“Po, është e vërtet se miqësia vazhdon normalisht dhe në përgjithësi nuk kam ndonjë rast të shkëputjes së miqësisë me kë do që një herë kam pasur miqësi. Sa i përket bashkëpunimeve, patjetër që do të ndodhin, por tani s’do të përmendi emra përderisa nuk janë të finzlizuara si projekte dhe sigurihst do të ketë edhe këngë solo”, përfundoi Uki Latifi prononcimin e tij për Telegrafin.

Blero dhe Uki në YouTube me këngën “Ta ha Gojën” kanë afro dy milionë klikime për 8 ditë. /Telegrafi/

Në trend Magazina

Më shumë
Zbulohet data e fillimit të edicionit të katërt të Big Brother VIP Albania

Zbulohet data e fillimit të edicionit të katërt të Big Brother VIP Albania

Magazina

"Babi këtu po më del që jeni ende duke u ulur", vajza e Drenushës zbuloi aksidentalisht se programi transmetohet disa minuta me vonesë

Magazina

"Me qenë vjehrra e mirë e kish pas edhe Zoti", Atilla mori sërish vëmendjen me deklaratat e tij qesharake në Big Brother VIP Kosova

Magazina
Këngëtarja Grimes flet për betejën e kujdestarisë së fëmijëve me Elon Musk: Flija dhe qaja, postimet e mia në Instagram u morën si provë që nuk jam nënë e mirë

Këngëtarja Grimes flet për betejën e kujdestarisë së fëmijëve me Elon Musk: Flija dhe qaja, postimet e mia në Instagram u morën si provë që nuk jam nënë e mirë

Magazina
Gruaja që akuzoi Conor McGregor për përdhunim fiton çështjen civile dhe merr dëmshpërblim

Gruaja që akuzoi Conor McGregor për përdhunim fiton çështjen civile dhe merr dëmshpërblim

Magazina
Drenusha Latifi pranon në takim Atillën, vendosin të 'pajtohen' për hatër të fëmijëve

Drenusha Latifi pranon në takim Atillën, vendosin të 'pajtohen' për hatër të fëmijëve

Magazina
Kalo në kategori