LAJMI I FUNDIT:

Pas sulmeve në Turqi, anulohet fluturimi Prishtinë-Stamboll

Pas sulmeve në Turqi, anulohet fluturimi Prishtinë-Stamboll

Driton Hyseni, koordinator i fluturimeve në aeroportin e Prishtinës, ka konfirmuar se një nga dy fluturimet e planifikuara për në terminalin e Aeroportit Ataturk, është anuluar.

“Për në aeroportin Ataturk në Stamboll kishim të planifikuara dy fluturime nga Turkish Airlines. Fluturimi i parë i cili pritej të ateronte në Prishtinë rreth orës 08:30 në mëngjes është anuluar për shkak të sulmeve të mbrëmshme por fluturimi i dytë i cili është planifikuar për në mbrëmje ende mbetet në funksion”, tha Hyseni, për KlanKosova.tv


Anulimi i fluturimit Prishtinë-Stamboll erdhi pas shpërthimeve të njëpasnjëshme terroriste që ndodhën në mbrëmjen e së martës në Aeroportin Ataturk në Stamboll, ku mbetën të vrarë të paktën 36 persona dhe qindra të tjerë të plagosur, disa prej tyre ende në gjendje të rëndë shëndetësore, njofton Klan Kosova.

Koordinatori i Fluturimeve në aeroportin e Prishtinës bëri me dije gjithashtu se të gjitha fluturimet e planifikuara nga Aeroporti “Adem Jashari” për në aeroportet e  tjera të Turqisë pos atij të Stambollit janë në funksion dhe asnjë sish nuk është anuluar përveç në mëngjesin e së mërkurës ku tha se për shkak të sulmeve u anulua fluturimi në aeroportin Ataturk në Turqi.

Në trend Lajme

Më shumë
Kush ishin dy gratë që dhanë idenë për pajtimin e gjaqeve, tregon bashkëpunëtori i Anton Çettës

Kush ishin dy gratë që dhanë idenë për pajtimin e gjaqeve, tregon bashkëpunëtori i Anton Çettës

Lajme
Balje: Deklarata e Kurtit për Kodin Civil është provokuese, nuk votoj pro martesave të gjinisë së njëjtë

Balje: Deklarata e Kurtit për Kodin Civil është provokuese, nuk votoj pro martesave të gjinisë së njëjtë

Lajme
Prokuroria jep detaje për plagosjen e katër personave në Lupç të Podujevës

Prokuroria jep detaje për plagosjen e katër personave në Lupç të Podujevës

Drejtësi
Të shtëna me armë në Lupç të Podujevës, katër të plagosur

Të shtëna me armë në Lupç të Podujevës, katër të plagosur

Kronika e Zezë
Theret me thikë një person te Liqeni i Batllavës në Orllan

Theret me thikë një person te Liqeni i Batllavës në Orllan

Kronika e Zezë
Vdes në vendin e punës punëtorja e një furre të bukës në Mitrovicën e Veriut

Vdes në vendin e punës punëtorja e një furre të bukës në Mitrovicën e Veriut

Kronika e Zezë
Kalo në kategori