Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka vazhduar agjendën e takimeve me përfaqësues të shteteve të ndryshime gjatë vizitës zyrtare në Panama.
Të hënën ai ka zhvilluar një takim me Sekretarin e Përgjithshëm të Parlamentit të Amerikës Latine, me seli në Panama, Elias Castillo.
Në këtë takim, kreu i shtetit është interesuar fillimisht për krijimin e një grupi të miqësisë në parlamentin panamez, e më pas edhe për mundësinë e anëtarësimin e Kosovës si shtet vëzhgues në Parlamentin Latino-Amerikan të njohur si Parlatino.
“Panama është për Kosovën qendra e Amerikës Latine. Është ndër shtetet e para që ka njohur Kosovën, prandaj edhe kemi hapur ambasadën tonë këtu. Edhe vendet e tjera të Amerikës Latine duhet të ndjekin shembullin e Panamasë”, ka theksuar presidenti Thaçi, duke shtuar se bashkëpunimi ndërmjet deputetëve kosovarë dhe atyre të Panamasë si dhe të Parlatinos do të përbënte avancim i marrëdhënieve të Kosovës me këtë pjesë të botës.
Nga ana tjetër, Sekretari i Përgjithshëm i Parlatino, me seli në Panama, Elias Castillo, ka mirëpritur propozimin e presidentit Thaçi, duke thënë se Kosova ka një vend në Parlamentin e Amerikës Latine.
Numri një i Kosovës gjatë ditës ka mbajtur një ligjëratë edhe në njërin nga universitetet më me ndikim në Panama, “Universiteti i Marisë së Shenjtë”, i cili dallohet për angazhimin për të drejtat e njeriut.
Atje Thaçi është dekoruar me çmimin “Vizitor i nderit”.
Fillimisht, rektori i këtij universiteti, Juan Planells Fernandez, është shprehur se presidenti Thaçi me lidershipin dhe punën e tij për Kosovën ka qenë frymëzim për të gjithë.
“Vizita e Presidentit të Kosovës, një vend i vogël që ka dalë nga një dhembje, por me një qëndrim të pajtueshmërisë dhe të dialogut të hapur për të gjithë, pa dyshim se është një sinjal i shpresës për njerëzimin dhe si e tillë e sinjalizon botën që të vazhdojë një rrugë të tillë”, ka thënë rektori Fernandez.
Në ligjëratën e tij para udhëheqësve të universitetit dhe studentëve, ai ka thënë se Kosova mbetet model i bashkëjetesës fetare, transmeton Klan Kosova.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëMoti për pesë ditët e ardhshme
Tragjedia në Jabllanicë, tre fëmijët varrosen sot - kërkohet hetim i plotë për shkaqet e shembjes së objektit
Vetaksident në Pejë, vdes shoferi i automjetit
25 vjet nga nata e tmerrit në veri të Mitrovicës ku u vranë 10 shqiptarë
LVV, LDK dhe PDK ndëshkohen me gjoba të majme nga PZAP për shkelje në fushatë
"Non grata e Berishës do të hiqet", Edmond Spaho zbulon prapaskenat
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat
Gerta flet pas incidentit: Nuk kam për qëllim të dëmtoj sytë e Gjestit
Gerta Gixhari e lëndon Gjestin? I hedh alkool në sy
‘Trazira’ në Big Brother VIP Albania - pas lëndimit të Gjestit shpërthejnë debatet në shtëpi
Babai i Haalandit thumbon keq Arsenalin pas turpërimit që i shkaktuan Man Cityt
A është ende e sigurt të fluturosh me aeroplan? Ekspertët e aviacionit japin 'verdiktin e tyre' pas incidentit në Uashington
Musk: USAID është një organizatë kriminale – është koha që të shuhet