LAJMI I FUNDIT:

Nesër reduktime, pastrohen rezervuarët e ujit të pijshëm në Fushë Kosovë

Nesër reduktime, pastrohen rezervuarët e ujit të pijshëm në Fushë Kosovë

Kompania e Ujësjellësit Rajonal ”Prishtina” njofton konsumatorët e qytetit të Fushë Kosovës me fshatra përreth, ata të cilët furnizohen me ujë të pijshëm nga objekti prodhues Kroni – Kuzmin, se nesër më 29 qershor 2016, e mërkurë, do të kenë ndërprerje të furnizimit me ujë të pijshëm nga ora 08:00-18:00.

“Arsyeja e ndërprerjes së ujit, është pastrimi i domosdoshëm i rezervuarëve të ujit në këtë objekt, duke qenë obligim i yni që rezervuarët e ujit prej nga furnizohen konsumatorët tanë në të gjitha zonat e shërbimit të pastrohen njëherë në gjashtë muaj e më së largu njëherë brenda vitit. Pastrimi i rezervuarëve shërben për ruajtjen e cilësisë së ujit të pijshëm”, thuhet në njoftimin e KUR “Prishtina”. /Telegrafi/