LAJMI I FUNDIT:

Haradinaj kërkon memorial për shqiptarët e rënë në Betejën e Kosovës

Haradinaj kërkon memorial për shqiptarët e rënë në Betejën e Kosovës

Lideri i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj të martën tha se Kosova duhet të ketë një memorial për shqiptarët e rënë në Betejën e Kosovës

Lexoni të plotë reagimin e tij:

“Beteja e Kosovës e vitit 1389 është njëra prej datave të rëndësishme në Historinë e Kosovës dhe të Ballkanit.


Ushtritë shqiptare të kohës, kanë qenë pjesë e një koalicioni të përbashkët të popujve të Ballkanit, në mbrojtjen e Kosovës dhe të civilizimit perëndimor, dhe shumë prej tyre kanë rënë në fushën e Betejës së Kosovës. Shqiptarët kanë hise në historinë dhe në lavdinë e kësaj Beteje.

Në nderim dhe në përkujtim të këtyre ushtrive dhe luftëtarëve të rënë në këtë Betejë, propozoi ngritjen e një memoriali në hapësirat ku është zhvilluar ajo!

Rrjedhimisht kërkoj nga institucionet e Republikës së Kosovës, që ta jetësojnë këtë projekt”. /Telegrafi/