LAJMI I FUNDIT:

Beteja e Kosovës kthen Car Lazarin

Beteja e Kosovës kthen Car Lazarin

Shtatorja e Car Lazarit, figurë që vlerësohet lart nga politikanët serbë, madje deri në legjendë, është vendosur në qendër të Mitrovicës Veriore.

627 vjet pas vrasjes së tij, serbët e kanë shkrirë në bronz atë që e quajnë prijësin e Betejës së Kosovës, shkruan sot Koha Ditore.


Sa i përket bazës ligjore të vendimit, Ministria e Ambientit e ka konsideruar veten jokompetente të japë vlerësim dhe ka konsideruar se i takon komunës të vendosë për përmendoren.

Shtatorja e Car Lazarit është 7.5 metra e gjatë, me peshë 7.5 tonë, si dhe ka një bazament betoni prej tre metrash. Inaugurimi i shtatores do të bëhet të martën, me rastin e përvjetorit të Betejës së Kosovës, ku do të marrin pjesë edhe zyrtarë të lartë nga Beogradi.

Vendimi për shtatoren, jo fort larg urës së Ibrit që vazhdon të jetë simbol i ndarjes së qytetit të Mitrovicës, është marrë nga Kuvendi Komunal i Mitrovicës Veriore, pa përkrahjen e këshilltarëve shqiptarë dhe atyre boshnjakë.

Përveç shprehjes së solidaritetit me këshilltarët shqiptarë, sipas të cilëve ky vendim është i motivuar politikisht, Qeveria nuk ka treguar si do të sillet karshi këtij vendimi.