LAJMI I FUNDIT:

A po sëmuren fëmijët nga lodrat plastike?

A po sëmuren fëmijët nga lodrat plastike?
Kids play at day care. Two toddler children build tower of colorful wooden blocks. Child playing with toy train. Educational toys for preschool and kindergarten.

Një studim i ri rekomandon se lodrat plastike dhe të përbashkëta të fëmijëve mund të mbartin viruse që shkaktojnë sëmundje, disa orë pasi ato janë lënë diku dhe kjo mund të ndikojë negativisht te shëndeti i fëmijëve.

Lodrat e një fëmije mund të paraqesin një rrezik të madh shëndetësor për ta, për shkak të shtimit të sëmundjeve infektive, kanë paralajmëruar ekspertët. Viruse të caktuara, si gripi, mund të mbijetojnë në sipërfaqen e lodrave për një kohë të mjaftueshme sa të përbëjnë një shqetësim në rast ekspozimi, këshillon një kërkim i ri.

Ekspertët kanë testuar se sa gjatë mund të mbijetojë një virus në një lodër plastike fëmijësh që është freksibël (e butë), për shembull një bretkosë.


Zbulimet lidhen me viruse të cilat kanë një shtresë të jashtme mbrojtëse e cila mund t’i ndihmojë ata të mbijetojnë dhe të infektojnë qeliza të tjera.

Shembujt përfshinë gripin, i cili është një nga sëmundjet më të përhapura të rrugëve të frymëmarrjes. Kërkuesit thanë se lodrat janë me gjasa një kanal i rëndësishëm për transmetimin e sëmundjeve virale te fëmijët.

Hero_BabyEinstein_Toys

Ky është një kërkim i ri që synon të analizojë se sa kohë duhet që një virus i caktuar të çaktivizohet nga sipërfaqja e lodrave të fëmijëve në temperaturat tipike të ambientit dhe në nivele relative të lagështisë.

Kërkuesit përdorën një virus të ngjashëm që infekton bakterin për të modeluar mënyrat e mbijetimit te njerëzit. Ata e vendosën virusin te një lojë dhe kontrolluan lagështinë e mjedisit në 22 gradë Celsius, në 40 për qind ose 60 për qind lagështi.

Gjatë një periudhe 24-orëshe, një për qind e virusit mbeti ende infektues në lodër në lagështinë relative 60 për qind, që tregon një pakësim prej 99 për qind në numrin e viruseve infektive.

Virusi ishte më pak i qëndrueshëm në lagështinë 40 për qind, që është më i zakonshmi në mjediset brenda shtëpisë. Në dy orët e para, vetëm 0.01 për qind e virusit vazhdoi të ishte i pranishëm, duke treguar një pakësim prej 99.9 për qind të pakësimit të numrit të viruseve infektive.

Kërkuesit arritën të rikuperonin 0.0001 për qind të virusit infektiv brenda 10 orësh.

fmije1

Megjithatë, nëse ndonjë virus arrin të qëndrojë, ka një rrezik që fëmijët të sëmuren. Lagështia relative në shtëpi mund të variojë nga vendi ku jeton dikush ndaj është e rëndësishme që të merren masa për të parandaluar përhapjen e sëmundjeve.

Fokusi kryesor për prindërit, doktorët dhe kujdestarët e kopshteve duhet të jetë sterilizimi i lodrave të përbashkëta të fëmijëve të tyre dhe zhvillimi i një strategjie që do të ndihmojë në sigurimin që sëmundjet të largohen një herë e mirë nga çdo lodër.

Për shembull, lodrat që janë të përbashkëta te njerëzit duhet të dekontaminohen shpesh. Pastrimi i zakonshëm shtëpiak është një nga zgjidhjet më të mira.

Ekspertët rekomandojnë gjithashtu eliminimin e lodrave të fëmijëve në mjediset ku ata presin në pediatri. Një plan dekontanimi duhet të përfshihet gjithashtu për dorezat e dyerve, butonat e ashensorit dhe sipërfaqe të tjera që preken shpesh nga shumë njerëz. /Telegrafi/

Studimi u publikua në Revistën Pediatrike të Amerikës.