LAJMI I FUNDIT:

Mustafa: Brexit nuk e ndal rrugën e Kosovës drejt BE-së

Mustafa: Brexit nuk e ndal rrugën e Kosovës drejt BE-së

Vullneti i popullit të Britanisë së Madhe për të dalë nga Bashkimi Evropian duhet të respektohet, dhe jo të gjykohet. Me gjithë dilemat, referendumi britanik nuk i dëmton proceset euro-integruese të Kosovës, ka thënë kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa, në një bisedë për Koha.net, duke theksuar se Britania e Madhe mbetet partner i rëndësishëm strategjik i Kosovës.

“Vendimi sovran i popullit të Mbretërisë së Bashkuar, i shprehur përmes referendumit për daljen e vendit të tyre nga Bashkimi Evropian, duhet të respektohet. Qytetarët britanikë kanë vendosur dhe ky është fakt që nuk mund të gjykohet, por vetëm të pranohet si i tillë”, tha ai.

I pyetur rreth ndikimeve që ky hap ka për Bashkimin Evropian dhe integrimin e Kosovës, duke pasur parasysh disa opinione pesimiste, Mustafa shpreh bindjen se Kosova do të vazhdojë rrugën e saj të pandalshme drejt familjes evropiane.


“Mbretëria e Bashkuar ka qenë një përkrahëse e madhe e Kosovës në proceset euro-integruese. Megjithatë, perspektiva e Kosovës për integrim në Bashkimin Evropian është e hapur, duke pas parasysh orientimin e qytetarëve të Kosovës si dhe gatishmërinë e BE-së për të avancuar në integrimin e Kosovës dhe tërë rajonit”, tha Mustafa.

Sa i përket raporteve bilaterale në të ardhmen, ai u shpreh se Britania ka qenë dhe do të vazhdojë të jetë partner shumë i rëndësishëm strategjik i Kosovës.

“Mbretëria e Bashkuar ka pasur rol shumë të rëndësishëm në çlirimin e Kosovës, më pas në pavarësinë dhe fuqizimin shtetësisë dhe subjektiviteti ndërkombëtar, si dhe avancimin e të gjitha proceseve të deritashme. Britania do të mbetet partner strategjik shumë i rëndësishëm i Kosovës në të ardhmen. Ne presim përkrahjen e saj të mëtejme në anëtarësimin e Kosovës në organizata ndërkombëtare, në strukturat veri-atlantike por edhe në zhvillimin ekonomik. Britania ka qenë dhe do të mbetet partner i Kosovës në të gjitha fushat”, tha kryeministri Isa Mustafa.

Në trend Lajme

Më shumë
Një grua humb jetën pas rënies nga një ndërtesë në Prishtinë

Një grua humb jetën pas rënies nga një ndërtesë në Prishtinë

Kronika e Zezë
Gazetari serb: Lista Serbe është kanceri i qytetarëve serbë në Kosovë

Gazetari serb: Lista Serbe është kanceri i qytetarëve serbë në Kosovë

Politikë
Sot mbahet seanca fillestare në rastin e vrasjes së Liridona Ademajt

Sot mbahet seanca fillestare në rastin e vrasjes së Liridona Ademajt

Drejtësi
Ndërprerja e fondeve nga Trump për SPAK, Karamuço: Bashkëpunimi vazhdon i fuqishëm, gati arrestime të reja

Ndërprerja e fondeve nga Trump për SPAK, Karamuço: Bashkëpunimi vazhdon i fuqishëm, gati arrestime të reja

Lajme
Kurti takim me qytetarët në Prishtinë: Zgjidhja është 118, qëllimi është 500 mijë zemra, data është 9 shkurt

Kurti takim me qytetarët në Prishtinë: Zgjidhja është 118, qëllimi është 500 mijë zemra, data është 9 shkurt

Lajme
Dronë, helikopterë e “mbrojtje të mençur”, planet e partive për sektorin e sigurisë dhe mbrojtjes

Dronë, helikopterë e “mbrojtje të mençur”, planet e partive për sektorin e sigurisë dhe mbrojtjes

Siguri
Kalo në kategori