LAJMI I FUNDIT:

Prokuroria u përgjigjet akuzave të kardiologëve të akuzuar për ryshfet

Prokuroria u përgjigjet akuzave të kardiologëve të akuzuar për ryshfet

Kolegji i Klinikës së Kardiologjisë, dje nëpërmes një letre të hapur, ndër të tjera ka thënë se akuzat ndaj tyre nuk përputhen me realitetin dhe se janë të padinjitetshme, padrejta, duke shtuar se prokuroria është bazuar në “thashetheme”.

Por, Prokuroria e Shtetit sot ka dërguar një sqarim për medie, duke thënë se letra po tenton të denigrojë Zyrën e Kryeprokurorit të Shtetit për ngritje të aktakuzës ndaj tyre, transmeton Koha.net. Aty thuhet se prokuroria ka ushtruar funksionet e saj si e pavarur dhe si e paanshme duke siguruar trajtim të barabartë.

“Për hir të informimit të drejtë të opinionit publik, Zyra e Kryeprokurorit të Shtetit, njofton se Prokurori i Shtetit është institucion i pavarur kompetent dhe përgjegjës për ndjekjen e personave të dyshuar për kryerjen e veprave penale, pa marrë parasysh pozitën e tyre në shoqëri. Si në çdo rast tjetër, edhe në rastin ku janë akuzuar disa kardiolog, prokuroria ka ushtruar funksionet e saj në mënyrë të pavarur dhe të paanshme, duke siguruar trajtim të barabartë, objektiv dhe pa paragjykime për të gjithë të pandehurit”, thuhet nga Prokuroria e Shtetit.


Nëpërmes kësaj kumtese thuhet se deklaratat e kardiologëve janë të pandershme.

“Prokurori i rastit dhe jo kryeprokurori i Shtetit, siç është deklaruar në letrën e hapur të kardiologëve, pasi që ka siguruar prova të mjaftueshme se janë kryer vepra penale, duke vepruar në përputhje me kompetencat që ka, ka ngritur aktakuzë në Gjykatën Themelore në Prishtinë, kundër 64 të pandehurve. Deklaratat e tilla, të cilat janë drejtuar gjithashtu edhe tek pushteti legjislativ dhe ai ekzekutiv, prokuroria i konsideron të pandershme sepse në sisteme demokratike drejtësia ndahet vetëm në gjykata dhe kush e kupton ndryshe është në keqkuptim të madh me ndarjen e pushteteve”, shtohet më tej, teksa Zyra e Kryeprokurorit të Shtetit siguron opinionin publik se veprimet e tilla nuk do të ndikojnë në punën e pavarur dhe të paanshme të prokurorëve të shtetit dhe të njëjtat në asnjë rast nuk do të mund ta zbehin vendosmërinë, përkushtimin, pavarësinë dhe paanshmërinë e këtyre prokurorëve për të kontribuar në forcimin e sundimit të ligjit në vendin tonë.

Në fund thuhet se të pandehurit nuk duhet të frikësohet, sepse gjykimi dhe peshimi i provave duhet t’i lihet vetëm gjykatësve.

“Asnjë i pandehur nuk duhet t’iu nënshtrohet presioneve nga individ të caktuar dhe për më tepër, të pandehurit nuk duhet të ndihen të frikësuar nga institucionet e drejtësisë, përkundrazi të njëjtit inkurajohen që të bashkëpunojnë me këto institucione, duke kontribuar në zhvillimin dhe përfundimin e drejtë të procedurës penale në gjykatë. Gjykimi dhe peshimi i drejtë i provave duhet t’i lihet vetëm gjykatës”.

Në trend Lajme

Më shumë
Zbulohen prapaskenat e dhunës në takimin e Edi Ramës me diasporën në Londër

Zbulohen prapaskenat e dhunës në takimin e Edi Ramës me diasporën në Londër

Lajme
Qendrat e emigrantëve bosh prej javësh, policia italiane dhe punonjësit socialë largohen nga Shqipëria - The Guardian sjell detajet

Qendrat e emigrantëve bosh prej javësh, policia italiane dhe punonjësit socialë largohen nga Shqipëria - The Guardian sjell detajet

Lajme
Ngjarja e rëndë në shkollë, flet për herë të parë 14-vjeçari Luis Meçe: Më gjuajti me thikë gjashtë herë

Ngjarja e rëndë në shkollë, flet për herë të parë 14-vjeçari Luis Meçe: Më gjuajti me thikë gjashtë herë

Lajme
Targat RKS, banorët e Leposaviqit përballen me vonesa për vazhdimin e regjistrimit të automjeteve

Targat RKS, banorët e Leposaviqit përballen me vonesa për vazhdimin e regjistrimit të automjeteve

Lajme
Policia arreston tre persona te Manastiri i Deçanit, në targa u shkruante “Kosova është Serbi”

Policia arreston tre persona te Manastiri i Deçanit, në targa u shkruante “Kosova është Serbi”

Lajme
Ura që lidh Ulqinin me Velipojën do të ndërtohet edhe me qeverinë e re malazeze

Ura që lidh Ulqinin me Velipojën do të ndërtohet edhe me qeverinë e re malazeze

Lajme
Kalo në kategori