LAJMI I FUNDIT:

Ivanov: Nga aspekti juridik gjithçka është e qartë dhe e pastër me faljet!

Ivanov: Nga aspekti juridik gjithçka është e qartë dhe e pastër me faljet!

Vendimin për falje e ka marrë në bazë të të drejtave që i janë dhënë në Kushtetutën dhe në Ligjin për falje. Nga aspekti juridik gjithçka është e qartë dhe e pastër, kështu ka thënë kryetari Gjorge Ivanov në intervistën për “Dnevnik, transmeton Telegrafi Maqedoni.

“Janë paraqitur interpretime të ndryshme dhe kontestime të bazës së këtillë juridike. Nga gjithë ky debat kemi mundur të mësojmë sesa autoritete të rreme kemi pasur në shtet. Kemi mësuar sesa lehtë prishet autoriteti personal që të përshtatet në strukturë të caktuar politike ose sa ndikon në qëndrimin profesionist fakti kur do t’iu vendosin në listë për këshilltarë”, thotë presidenti i Maqedonisë.

Ivanov shton se të gjitha argumentet se pse e ka marrë këtë vendim për abolim i ka elaboruar në fjalimin e 12 prillit.


“Atëherë, thotë kam përmendur në situatën reale me të cilën përballemi dhe nevojën e pajtimit. Këtë e kam bërë sepse qytetarët i përcjellin ngjarjet çdo ditë, por nuk munden ta pasqyrojnë pamjen e përgjithshme të krizës nga fillimi i saj,  thellimin dhe kulminacionin. Njëherit, nëse në vitin 2001, kur kemi pasur konflikt të armatosur maqedono-shqiptar, kemi dalë nga ajo gjendje me pajtim, respektivisht Kuvendi miratoi aministi të përgjithshme, atëherë pse edhe tani, kur kemi përleshje të ashpër ndërmaqedonase, e cila kërcënohej të dalë nga kufiri i normales, unë si kryeta të mos ofrojë mënyrë për pajtim përmes aminsitisë të të gjithëve të kyçur në krizë. Për këtë në vendimin për falje janë përfshirë përfaqësues edhe nga pushteti edhe nga opozita”, sqaron presidenti Ivanov.  /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Gazetari serb: Lista Serbe është kanceri i qytetarëve serbë në Kosovë

Gazetari serb: Lista Serbe është kanceri i qytetarëve serbë në Kosovë

Politikë
Një grua humb jetën pas rënies nga një ndërtesë në Prishtinë

Një grua humb jetën pas rënies nga një ndërtesë në Prishtinë

Kronika e Zezë
Dronë, helikopterë e “mbrojtje të mençur”, planet e partive për sektorin e sigurisë dhe mbrojtjes

Dronë, helikopterë e “mbrojtje të mençur”, planet e partive për sektorin e sigurisë dhe mbrojtjes

Siguri
Gjykata Speciale i shpëton ngrirjes së fondeve amerikane

Gjykata Speciale i shpëton ngrirjes së fondeve amerikane

Drejtësi
Specialja heq edhe disa dëshmitarë nga lista në rastin ndaj ish-krerëve të UÇK-së

Specialja heq edhe disa dëshmitarë nga lista në rastin ndaj ish-krerëve të UÇK-së

Drejtësi
Sot mbahet seanca fillestare në rastin e vrasjes së Liridona Ademajt

Sot mbahet seanca fillestare në rastin e vrasjes së Liridona Ademajt

Drejtësi
Kalo në kategori