Kryeprokurori i Shtetit, në bazë të në bazë të autorizimeve ligjore që ka, ka kërkuar nga prokuroria kompetente, fillimin e grumbullimit të informatave të nevojshme për të përcaktuar nëse ka vend për inicimin formal të hetimeve, në lidhje me rastet individuale të keqpërdorimeve eventuale që kanë mundur të ndodhin gjatë hartimit të listave të veteranëve të UÇK-së.
Liridonë Kozmaqi – Hajdaraj, zëdhënëse e Prokurorisë së Shtetit, ka thënë se varësisht nga grumbullimi i informatave do të përcaktohet nëse ka fakte për ndjekje penale ndaj personave përgjegjës dhe rrjedhimisht edhe për ngritje të aktakuzës.
“Ky hetim nuk ka të bëjë me ata persona që kanë dhënë kontribut në UÇK, por ky hetim është i drejtuar ndaj atyre individëve që kanë kryer keqpërdorime eventuale duke dhënë dëshmi të rrejshme apo duke paraqitur dokumentacion fiktiv të falsifikuar për të përfituar statusin e veteranit të luftës. Nëse konstatohet një gjë e tillë personat e caktuar do të përballen me ligjin, pavarësisht pozitës që kanë apo kanë mundur ta kenë gjatë një periudhe historike në të kaluarën”, ka thënë Kozmaqi – Hajdaraj për InfoPress.
Këtë hetim Prokuroria e ka filluar pasi që, në listat e veteranëve kanë dalë mbi 46 mijë e 230.
Se janë listat e fryra e ka konfirmuar edhe ministri i Diasporës, Valon Murati. Ai tha se, këto lista jane ofendim i atyre që kanë luftuar.
“Më duhet ta vlerësoj zonën operative të Shalës pasi ka një numër më të vogël duke ju afruar realitetit”, ka thënë Murati
Numri i përgjithshëm real sipas Muratit nuk mund ta kaloj shifrën prej rreth 22.000 veteranë pjesëtarë luftëtarë.
Kryetari i Këshillit për Mbrojtjen e të drejtave të Ushtarëve te UÇK-së Xhevdet Qeriqi, thotë se e kanë vrejtë me kohë se ky proces do të shkoj keq edhe për këtë kanë reagua. Por sipas tij, ka qenë e pamundur që të ndryshojnë diçka sepse, edhe politikës edhe një pjese të anëtarëve të Komisionit u konvenonte që procesi të shkoj kështu, për qëllime të tyre politike dhe personale.
“Mendoj se jo vetëm që është një ofendim ndaj atyre që luftuan, por edhe hyrje në hak ndaj luftëtarëve të vërtetë dhe dëmtim të imazhit të luftës çlirimtare. Dhe sikur të ishim në një shtet normal ku funksionon rendi dhe ligji është dashur që të fillojnë hetimet menjëherë dhe shkelësit të dalin para drejtësisë. Hetimet është dashur të fillojnë nga kryetari i Komisionit për shumë arsye, sepse asnjëherë nuk ka reaguar në këtë drejtim”, thotë Qeriqi për InfoPress.
Ai thekson se, e kanë mirëprit fillimin e hetimeve nga Prokuroria e Shtetit, por sipas tij, kanë pak shpresë që Prokuroria do të merret seriozisht, e madje ai thekson se, fare nuk i beson këtij institucioni.
“Këtij institucioni nuk i besoj për shumë arsye, e një nga to është se, si institucion është i ndikuar nga politika në këtë rast nga pushteti, dhe e dyta se, nuk kemi parë ta ketë marrë ndonjë rast serioz dhe ta ketë përfunduar me sukses prej përfundimit të luftës e deri më sot. Pra duke e parë gjendjen në të cilën gjendet vendi ynë dhe degradimin që i’u është bërë në masë të madhe vendit, si dhe duke e parë se kjo Prokurori nuk ka qenë në gjendje t’i luftoj gjërat negative nuk pres ndonjë rezultat. Krejt në fund me bindje ju them se ky nuk është numri real i veteranëve të vërtetë, pra këto lista janë të fyera dhe asnjëherë nuk do të pajtohemi me këtë raport të Komisionit qeveritar për njohjen e statusit të veteranit të UÇK-së”, tha Qeriqi.
46 mijë e 230 është edhe zyrtarisht numri i atyre që do të përfitojnë nga statusi i veteranit, por që nuk dihet se kur do t’i gëzojnë të gjithë këto të drejta.
Qeveria e Kosovës ende nuk ka ndonjë plan konkret se si do t’i paguajë të gjithë veteranët e luftës, çështje kjo e cila bëri jehonë të madhe për shkak të numrit që rezultoi tejet i paparashikueshëm për ta.
Fondi Monetar Ndërkombëtar, vazhdimisht i ka kërkuar Qeverisë së Kosovës që të kenë kujdes duke mos e rrezikuar buxhetin e Kosovës.
Ky institucion pati thënë se në buxhet janë paraparë 60 milionë euro për këtë kategori, derisa shpenzimet mund të shkojnë deri në 100 milionë. Sipas tyre, numri i madh i veteranëve të UÇK-së ka tejkaluar edhe paratë e planifikuara në buxhet për afro 40 milionë euro.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje
Droni i policisë iu heq nga duart shqiptarëve 2.8 milionë paund, burg pas zbulimit të “fabrikës” së drogës në Angli
Zbardhen detaje nga vrasja e 43-vjeçarit në Tropojë, viktima dhe autori ishin shokë
Ish-deputetët e LVV-së kritikojnë kryeministrin Kurti për mungesën e fokusit në bashkimin kombëtar
Guri për padinë e Pecit: Absolutisht e pa logjikshme, në asnjë vend nuk mundesh me padit paditësin
Philip Reeker: Dialogu Kosovë-Serbi nuk do të jetë prioritet për administratën e Trumpit
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
Sancho mund të largohet nga Chelsea, por jo nga Anglia – atë e do me ngulm rivali i tyre
Një epokë e re në bashkëpunimin ushtarak: Ja se si vendet anëtare të BE-së "po bashkohen për një mbrojtje të avancuar”
Ish-deputetët e LVV-së kritikojnë kryeministrin Kurti për mungesën e fokusit në bashkimin kombëtar
"Kam 90 për qind gjasa që s'do mbijetoj", zbardhet biseda telefonike që Diana realizoi me babanë e saj para se të largohej nga BBVK
Publikohen pamjet tronditëse të momenteve të fundit të Liam Payne sa ishte gjallë - stafi i hotelit kryen lëvizje të çuditshme dhe ka mospërputhje të kohës
Zyrtari i lartë ushtarak britanik: Jemi të gatshëm qysh sonte të luftojmë me Rusinë