LAJMI I FUNDIT:

Më 27 qershor deputetët shkojnë në veri të Mitrovicës

Më 27 qershor deputetët shkojnë në veri të Mitrovicës

Anëtarët e Komisionit të Punëve të Brendshme vendosën që më 27 qershor ta vizitojnë stacionin e policisë në pjesën veriore të Mitrovicës.

Vendimin për vizitën në veri anëtarët e këtij komisioni e morën në mbledhjen e sotme.

Në këtë mbledhje krahas pajtimit për këtë vizitë, u diskutua në lidhje propozimin e ndryshimeve ligjore për mbrojtjen e të dhënave personale në Kosovë.


Nóra Forgács, eksperte e BE-së në këtë projekt tha para anëtarëve të Komisionit se ndryshimet bazike do të fillojnë që nga kreu i Agjencisë Shtetërore për Mbrojtjen e të Dhënave Personale.

“Ne propozojmë që ta zvogëlojmë numrin e udhëheqësve të këtij komisioni, nëse deri tash kanë qenë pesë persona në menaxhment, nga tash e tutje ne propozojmë që të ketë një komisionar menaxhues të agjencisë”, tha ajo.

Ekspertja Forgács gjithashtu tha se do të ndryshohen edhe disa pjesë tjera të veprimtarisë së kësaj agjencie që sipas saj është shumë e rëndësishme, përcjell kallxo.com.

“Nga tash ne kërkojmë që t’i jepet agjencisë edhe kompetenca e shqiptimit të gjobave për ata që nuk shkelin këtë ligj. Agjencia deri tash ka dhënë veç opinione, ndërsa tash kërkohet që edhe sanksionet, dënimet t’i shqiptojë vetë agjencia,” tha Forgacs.

Sipas saj, ndryshimet e Ligjit për Mbrojtjen e të Dhënave Personale janë dërguar për rishikim në qeveri dhe shumë shpejt pritet që amendamentet të arrijnë në Kuvend.

Forgacs tha se ndryshimet do të jenë të njëjta me standardet evropiane.

Në mbledhjen e komisionit deputeti i LDK-së Nuredin Ibishi kërkoi që të ftohen në takim dy ministra, ai i Punëve të Brendshme Skënder Hyseni dhe i FSK-së Haki Demolli.

Në trend Lajme

Më shumë
Me inteligjencën artificiale 'jetësohen'  figurat historike shqiptare

Me inteligjencën artificiale 'jetësohen' figurat historike shqiptare

Lajme
Vogel: Për sa kohë BE-ja dhe SHBA-ja e 'ledhatojnë Vuçiqin', Kosova do të jetë në rrezik

Vogel: Për sa kohë BE-ja dhe SHBA-ja e 'ledhatojnë Vuçiqin', Kosova do të jetë në rrezik

Lajme
Hoxha skeptik për formimin e qeverisë nga Albin Kurti pas zgjedhjeve të 9 shkurtit, i duhet koalicioni

Hoxha skeptik për formimin e qeverisë nga Albin Kurti pas zgjedhjeve të 9 shkurtit, i duhet koalicioni

Lajme
Del duarsh protesta në Tiranë, Adriatik Lapaj përplaset me

Del duarsh protesta në Tiranë, Adriatik Lapaj përplaset me "Lëvizjen Bashkë" të Arlind Qorrit

Lajme
Sarajeva e para, Prishtina qyteti 15-të me ajrin më të ndotur në botë

Sarajeva e para, Prishtina qyteti 15-të me ajrin më të ndotur në botë

Prishtina
Ekspertët e sigurisë: Shtimi i forcave ndërkombëtare, reagim ndaj destabilizimit të mundshëm nga Serbia

Ekspertët e sigurisë: Shtimi i forcave ndërkombëtare, reagim ndaj destabilizimit të mundshëm nga Serbia

Siguri
Kalo në kategori