LAJMI I FUNDIT:

Jep dorëheqje David Cameron

Jep dorëheqje David Cameron

David Cameron ka deklaruar se do të jap dorëheqje nga posti i kryeministrit, pasi që Britania e Madhe tanimë ka votuar për tu larguar nga Bashkimi Evropian, përcjell Telegrafi.

Duke folur pas votimit të britanikëve për dalje nga BE-ja, ai ka thënë se “vullneti i popullit britanik” duhet respektuar.

Ai ka shtuar: “E dua këtë vend dhe ndjehem krenarë që i kam shërbyer për gjashtë vite”.


Mediat në Britani të Madhe kanë raportuar se britanikët i kanë thënë po largimit nga Bashkimi Evropian.

Siç raporton BBC, në favor të daljes nga Bashkimi Evropian kanë votuar 52 për qind, ndërkaq 48 për qind e kanë kundërshtuar Brexitin.

Raportohet se në Angli dhe Uells kanë votuar fuqishëm për Brexit, ndërsa Londra, Skocia dhe Irlanda e Veriut kanë mbështetura qëndrimin në BE.

Po ashtu, politikanët që udhëhoqën fushatë për largim nga BE-ja kanë shpallur fitore. /Telegrafi/