LAJMI I FUNDIT:

Gratë deputete vizitojnë Luginën e Preshevës

Gratë deputete vizitojnë Luginën e Preshevës

Grupi i Grave Deputete sot do të vizitojnë Luginën e Preshevës.

Në një njoftim për media, bëhet e ditur se nga kjo vizitë do të realizohen takime me udhëheqës komunalë, të partive politike dhe të Këshillit Nacional Shqiptar.


“Gjatë kësaj vizite do të ketë takime me kryetaren e Kuvendit Komunal Preshevë, Ardita Sinani, kryetarin e Preshevës, Shqiprim Arifi, kryetarin e Bujanocit, Shaip Kamberi, kryetarin e Këshillit Nacional Shqiptar, Jonuz Musliu, kryetarin e PD-së, Bujanoc, Nagip Arifi, dhe kryetarin e PDSH-së Preshevë, Ragmi Mustafa”, thuhet në njoftim.