LAJMI I FUNDIT:

Bankat në rrezik nga sulmet kibernetike

Bankat në rrezik nga sulmet kibernetike

Një delegacion i kryesuar nga zëvendësministri i MPB-së, Nehat Mustafa, në cilësinë e Koordinatorit Nacional të Strategjisë për Siguri Kibernetike, në vazhdimësi të vizitave në institucionet më të rëndësishme që kanë infrastrukturë kritike të informacionit,  zhvilloi  një vizitë në Bankën Qendrore të Kosovës, ku u prit nga Guvernatori i BQK-së,  Bedri Hamza.

Mustafa fillimisht njoftoi për nevojën e ngritjes së mekanizmave për mbrojtje nga sulmet kibernetike dhe në këtë drejtim, nevojën që në BQK të ngritën mekanizmat e nevojshëm për parandalim të sulmeve kibernetike dhe ngritjen e vetëdijes rreth rrezikut që ekziston nga sulmet të tilla, sidomos në sektorin bankar, si një institucion i cili mban të dhënat financiare.


Po ashtu u ofrua përkrahja e plotë e MPB-së në mbështetje të BQK-së për ngritje të kapaciteteve në fushën e sigurisë kibernetike. Koordinatori Nacional i Strategjisë Kibernetike, paraqiti nevojën e një fushate vetëdijësuese të përbashkët ndërmjet institucioneve financiare dhe qeveritare me qëllim të njoftimit rreth rrezikut nga sulmet kibernetike.

Ndërsa Guvernatori Hamza e njoftoi delegacionin për hapat që BQK ka ndërmarr për ngritjen e infrastrukturës së TIK në BQK dhe për veprimet që do të ndermirën në të ardhmen. Ai bëri të ditur se rreziku i ndonjë sulmi eventual kibernetik ndaj institucioneve financiare është permanent.

Guvernatori Bedri Hamza ofroi përkrahjen e plotë për stafin e tij profesional, në implementimin e të gjitha parakushteve që kërkohen për mbrojtje ndaj sulmeve kibernetike dhe njëherit ofroi përkrahjen e tij personale në të gjitha iniciativat që ndërmerren për këtë fushë.

Si konkludim i këtij takimi doli se rreziku nga sulmet kibernetike ndaj institucioneve financiare, siç janë bankat është permanent, andaj duhet të punohet në krijimin e mekanizmave parandalues dhe bashkëpunimin ndërinstitucional më qëllim të parandalimit të sulmeve kibernetike. /Tekegrafi/

Në trend Ekonomi

Më shumë
Durrës Yachts dhe Marina vendos një standard të ri në luksin bregdetar: Miratohet leja për ndërtimin e hotelit ikonik The Bristol Resort

Durrës Yachts dhe Marina vendos një standard të ri në luksin bregdetar: Miratohet leja për ndërtimin e hotelit ikonik The Bristol Resort

Ekonomi
Babai i Elon Muskut ka plane të mëdha - hyn në botën e kriptovalutave

Babai i Elon Muskut ka plane të mëdha - hyn në botën e kriptovalutave

Botë
Një eSIM në 190 vende, +1GB Internet FALAS në çdo blerje!

Një eSIM në 190 vende, +1GB Internet FALAS në çdo blerje!

Ekonomi
Ndërmarrja

Ndërmarrja "Trepça", njofton se kanë rikthyer një pronë, e cila për shumë vite ishte jashtë menaxhimit të tyre

Ekonomi
Muaji shkurt por puna e sigurt, fillo punë të re me Telegrafi Jobs!

Muaji shkurt por puna e sigurt, fillo punë të re me Telegrafi Jobs!

Ekonomi
I erdh fundi pytjes “Ku me gjet’?” me platformën më të re në treg!

I erdh fundi pytjes “Ku me gjet’?” me platformën më të re në treg!

Ekonomi
Kalo në kategori