LAJMI I FUNDIT:

Një infermier dyshohet se ka vrarë 10 pacientë të tij

Një infermier dyshohet se ka vrarë 10 pacientë të tij

Një infermier në Gjermani e cili u dënua me burgim të përjetshëm për vrasjen e dy pacientëve, dyshohet se ka shkaktuar vdekjen e dhjetëra të tjerëve duke iu injektuar doza të mëdha të medikamentit për sëmundjet e zemrës.

Në këtë konkluzion kanë arritur hetuesit në Gjermani, të cilët kërkuan ekzaminimin e trupave të 99 personave që kanë vdekur gjatë periudhës kur infermieri shërbente në klinikë, dhe në 27 prej tyre janë gjetur gjurmë të mëdha të medikamentit për sëmundjet e zemrës, ka raportuar revista e lajmeve në Gjermani “Der Spiegel” .

Infermieri i cili njihet vetëm me emrin Niels H, u dënua me burgim të përjetshëm në muajin shkurt duke u shpallur fajtor për vrasjen e dy personave.


Ngjarjet kanë ndodhur nga viti 2003 deri në 2005-ën dhe prokurorët po hetojnë rreth 200 vdekje jo vetëm në Oldenburg ku ai punonte, por edhe në zonën e Vilhelmshaven.

Nëse konfirmohen edhe vrasjet e tjera, atëherë ky do të ishte rasti më i rëndë i një vrasësi serial në Gjermani që pas përfundimit të luftës së dytë botërore.

Niels pasi deklaroi se i kish kryer krimet thjesht nga monotonia kërkoi falje dhe u shpreh se shpresonte që familjet e viktimave të gjenin paqe.

Në trend Botë

Më shumë
Hap historik për ushtrinë amerikane: SHBA fillon prodhimin e eksplozivëve TNT në tokat e saj

Hap historik për ushtrinë amerikane: SHBA fillon prodhimin e eksplozivëve TNT në tokat e saj

Amerika
Shkencëtarët kanë konfirmuar se çfarë ka brenda Hënës

Shkencëtarët kanë konfirmuar se çfarë ka brenda Hënës

Botë
Bild shkruan për sjelljen e çuditshme të Putinit

Bild shkruan për sjelljen e çuditshme të Putinit

Evropa
Turqia po zhvillon një raketë balistike hipersonike me rreze veprimi prej 1000 kilometrave

Turqia po zhvillon një raketë balistike hipersonike me rreze veprimi prej 1000 kilometrave

Turqia
Investitori i kriptovalutave gropos arkat me thesar miliona dollarësh vlerë, sfidon këdo që t'i gjejë ato në SHBA

Investitori i kriptovalutave gropos arkat me thesar miliona dollarësh vlerë, sfidon këdo që t'i gjejë ato në SHBA

Amerika
Zëdhënëses së ministrisë së Jashtme ruse i cingëron telefoni në konferencë, dikush e urdhëron të mos flasë për sulmin me raketë ndërkontinentale në Ukrainë

Zëdhënëses së ministrisë së Jashtme ruse i cingëron telefoni në konferencë, dikush e urdhëron të mos flasë për sulmin me raketë ndërkontinentale në Ukrainë

Evropa
Kalo në kategori