LAJMI I FUNDIT:

Gjashtë kolegje private rrezikojnë mbylljen

Gjashtë kolegje private rrezikojnë mbylljen

Gjashtë bartës privatë të arsimit të lartë (BPrAL) e kanë të vështirë të regjistrojnë studentë të rinj, pasi atyre u skadon akreditimi institucional dhe ai i programeve para fillimit të vitit të ri akademik.

Ato në të vërtetë nuk janë as afër plotësimit të kritereve për riakreditimin e tyre. Këtë e ka konfirmuar për “Kohën Ditore” kryetari i Këshillit Shtetëror për Cilësi në Agjencinë e Akreditimit, Blerim Rexha, shkruan sot Koha Ditore.

“Para mbylljes janë Kolegji Victory, pastaj Fakulteti Ekonomik i Universitetit të Lubjanës në Prishtinë, EADA School, Kolegji Humanistika dhe Kolegji Internacional në Prizren, të cilëve u skadon akreditimi institucional dhe ai i programeve më 30.09.2016. Para mbylljes është edhe Kolegji VPA, të cilit tashmë i janë refuzuar të gjitha programet për riakreditim”, ka thënë Blerim Rexha.