LAJMI I FUNDIT:

Ekonomia digjitale e vendos Kosovën në konkurrencën globale

Ekonomia digjitale e vendos Kosovën në konkurrencën globale

Ministri i Zhvillimit Ekonomik, Blerand Stavileci në vazhdën e vizitave në kompanitë private të fushës të teknologjisë informative, sot vizitoi kompaninë ZAG Apps, e cila merret me zhvillimin e aplikacioneve për telefona mobilë dhe shërbime tjera online.

Stavileci me këtë rast ka bashkëbiseduar me drejtues të ZAG Apps dhe i ka njoftuar ata me hapat që ka ndërmarrë MZHE, në mënyrë që ky sektorë të ketë trajtim prioritar nga institucionet, duke e vlerësuar atë si një nga mundësitë e mira për zhvillim ekonomik dhe hapjen e vendeve të punës.


Kreu i MZHE-së, rikujtoi se Qeveria e Kosovës në bashkëpunim me mbështetjen e Bankës Botërore është duke punuar në definimin e Programit të Ekonomisë Digjitale në Kosovë (KODE), si masë prioritare për periudhën 2016-2018 e përcaktuar në Programin për Reformë Ekonomike të Qeverisë së Kosovës, e cili përveç tjerash, do të mundësojë zhvillimin e bizneseve digjitale dhe shkathtësive digjitale që do të jenë konkurruese globalisht.

Nga ana e tyre, drejtuesit e ZAG Apps njoftuar Ministrin Stavileci me aktivitetin e kompanisë së tyre dhe sfidat me të cilat ballafaqohen.

Ndryshe, ZAG Apps edhe pse ka pak vite në treg, ka një listë të gjatë të klientëve që u ofron shërbime si: kompani private, institucione qeveritare, universitete dhe kompani ajrore ndërkombëtare, nga SHBA, Kanada, Gjermani dhe Holandë. /Telegrafi/

Në trend Ekonomi

Më shumë
Deri në 1 mijë euro për familje për të mbështetur instalimin e sistemit për energjinë e ripërtëritshme - hapet thirrja

Deri në 1 mijë euro për familje për të mbështetur instalimin e sistemit për energjinë e ripërtëritshme - hapet thirrja

Ekonomi
Ti në pauzë, a e lyn a e ngjyn?

Ti në pauzë, a e lyn a e ngjyn?

Perfetta Pashteta
UBT renditet në mesin e top 100 universiteteve në botë në fushën e arkitekturës dhe inxhinierisë civile

UBT renditet në mesin e top 100 universiteteve në botë në fushën e arkitekturës dhe inxhinierisë civile

UBT
A don me ditë qysh me u dok ma s'miri?

A don me ditë qysh me u dok ma s'miri?

Melodia Px
Përfundoi Hackathoni i mbështetur nga Ipko dhe i organizuar nga Free Libre Open Source Software Kosova

Përfundoi Hackathoni i mbështetur nga Ipko dhe i organizuar nga Free Libre Open Source Software Kosova

Ekonomi
Telegrafi Jobs, burimi juaj primar për mundësi punësimi

Telegrafi Jobs, burimi juaj primar për mundësi punësimi

Telegrafi Jobs
Kalo në kategori