LAJMI I FUNDIT:

IPR-S: Qytetarët e Maqedonisë nuk e japin emrin për tu futur në BE dhe NATO

IPR-S: Qytetarët e Maqedonisë nuk e japin emrin për tu futur në BE dhe NATO

Instituti për kërkime politike-Shkup ka zhvilluar një anketë në javën e parë të muajit mars të vitit 2016 me shembull të 1101 qytetarëve, duke përfshirë ndarjen demografike të qytetarëve, transmeton Telegrafi Maqedoni.

Telegrafi Maqedoni ju sjell informacionet dhe rezultatet nga kjo anketë:

1. Në pyetjen ”Si do të kishit vlerësuar marrëdhëniet me Greqinë (duke mos përfshirë kontestin e emrit)” qytetarët janë përgjigjur:
a) Të mira 48,3%
b) Të këqija 43,6%
c) Nuk e di 8,1%


2. Në pyetjen ”A do të përmirësohen marrëdhëniet në të ardhmen me Greqinë?” qytetarët janë përgjigjur:
a) Po 39,2%
b) Jo 15,1%
c) Do të mbeten të njejta 35,5%
ç) Nuk e di 10.2%

3.Në pyetjen ”Kur duhet të zgjidhet çështja e emrit?” qytetarët janë përgjigjur:
a) Menjëherë 53.5%
b) Përgjigje tjera 46.5%

4.Në pyetjen ”A do të kishit pranuar që të ndryshohet emri për përdorim politik me qëllim që Maqedonia të bëhet anëtare e BE-së dhe NATO-s?” qytetarët janë përgjigjur:
a) Jo 64.8%
b) Po 35.2%

Kjo anketë nuk tregon mënyrën e anketimit./Telegrafi/