Në vitet e fundit interneti ka evoluar me të madhe, e veçanërisht platforma YouTube.
Dikur YouTube ka qenë vetëm një vend ku njerëzit kanë kërkuar për video qesharake të maceve apo qenve duke bërë gjëra interesante, ndërsa tani është bërë vend mjaft edukativ pasi që në të mund të gjeni shumë video të cilat do t’ju ndihmojnë ta aftësoni veten në fusha të ndryshme, transmeton Telegrafi.
Më poshtë i gjeni disa kanale të YouTube përmes së cilave mund të bëheni shumë më të mençur dhe padyshim do t’i zgjeroni njohuritë tuaja të përgjithshme.
Ky kanal ka filluar duke i shpjeguar konceptet e fizikës brenda një minute. Sidoqoftë, pas një kohe gjatësia e videove është zgjatur për më shumë se disa minutave.
Henry Reich është krijuesi i këtij kanali i cili shpjegon në mënyrë shumë të qartë konceptet e fizikës, dhe tanimë ky kanal është ndër më të famshmit në YouTube me miliona shikues dhe dashamirës të fizikës si Neil DeGrasse Tyson.
Kurzgesagt është kanal i cili ka startuar nga studio e animacionit me bazë në Munnich, Gjermani.
Videot e tyre janë me kualitet të lartë dhe nivel të lartë të shpjegimit përmes mënyrave shumë argëtuese. Ata kanë postuar video duke shpjeguar gjëra si sistemi i imunitetit të njerëzve e deri tek Paradoksi Fermi.
Në videot e këtij kanali shpeshherë mund të gjeni edhe ekspertë dhe persona të famshëm si Bill Clinton, Bill Nye etj., e që të gjithë synojnë t’ju ndihmojnë të bëheni më të mençur sa më shpejt.
Ata kanë për qëllim t’ju ndihmojnë të eksploroni ide të mëdha dhe aftësi të ndryshme që jua definojnë njohuritë, e që mundësojnë t’i aplikoni të gjitha gjërat që i mësoni në pyetjet dhe sfidat që do t’i keni në jetë.
AsapSCIENCE është kanal i YouTube i krijuar nga dy kanadezë, Mitchell Moffit dhe Gregory Brown. Kanali prodhon video javore që i prekin shumë tema të ndryshme shkencore. Videot e tyre janë rreth shkencës, me shumë episode ku diskutohen funksionet e trupit si për sa orë gjumë kemi nevojë, cilat janë efektet e kafeinës në trupin tonë etj.
“Vsauce”
Vsauce është krijuar nga personaliteti i internetit dhe filozofi Michael Stevens. Ky kanal përmban video që lidhen me tema shkencore, filozofike, kulturore etj. Videot më të shikuara të këtij kanali janë rreth fakteve të ndryshme në aspektet e shkencës, matematikës, antropologjisë dhe filozofisë. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëSeksi më i mirë: pozat për orgazëm të sigurt dhe intensiv
Gjashtë fazat e të fjeturit me partnerin
Videoja e kësaj shtëpie u shikua miliona herë - nga jashtë duket si më e ngushta në botë, por brenda është thjesht një tronditje e vërtetë
A e dini se çfarë kuptimi ka simboli i "fluturës" në makinën larëse – pyetja ka nxitur debat të madh në internet
Një enigmë matematikore me dy zgjidhje? Provoni të arrini përgjigjen përfundimtare
Katër numrat që nëse i telefononi mund t’jua shpëtojnë jetën
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
UEFA zbulon lojtarin më të shpejtë për këtë edicion në Ligën e Kampionëve
Zyrtare: Bundesliga me pesë skuadra në Champions duke iu falënderuar Dortmundit
A di të ndalet ky Ronaldo? Çfarë goli me këmbën e majtë
Mohamed Salah thyen heshtjen në rrjetet sociale pas përplasjes që kishte me Jurgen Klopp
Të gjithë po pyesin për ritualin e Bellingham para çdo ndeshjeje – anglezi shpjegon përse e bën
Bajrami: Jam i gatshëm ta ndihmoj Kurtin në procesin e Asociacionit