LAJMI I FUNDIT:

Barometri Ballkanik 2016: Papunësia, gjendja ekonomike dhe korrupsioni janë problemet kryesore në Maqedoni

Barometri Ballkanik 2016: Papunësia, gjendja ekonomike dhe korrupsioni janë problemet kryesore në Maqedoni

Sipas të dhënave të fundit të ”Barometri Ballkanik 2016”, rreth 80% e qytetarëve të Maqedonisë, janë neutral ose të pakënaqëur, nga ajo se si rrjedhin zhvillimet në shoqëri, transmeton Telegrafi Maqedoni.

75% e qytetarëve të Maqedonisë mendojnë se në 12 muajt e fundit, situata ka ngelur e njetë, ose do të përkeqësohet, kurse pritje pozitive kanë 23%.

Të pyeturit kanë thënë se papunësia, gjendja ekonomike dhe korrupsioni janë problemet kryesore në vend. Shqetësues është largimi i kuadrove me arsim të lartë, diskutimet politike, çështjet e sigurisë dhe terrorizmi, kriza e migrantëve dhe çështjet e minoriteteve.


Raporti u publikua në Sarajevë, ku sekretari i përgjitshëm i Këshillit të Bashkëpunimit Rajonal (KBR), Goran Svillanoviq, deklaroi se hulumtimi tregon shenja të rritjes ekonomike të rajonit.

Ky barometër përgatitet nga KBR-ja, një trup ndërqeveritar i vendeve anëtare të Procesit të bashkëpunimit të Evropës Juglindore (PBEJ), ku bën pjesë edhe Maqedonia./Telegrafi/