LAJMI I FUNDIT:

Eksportohen prodhime vendore rreth 600 mijë euro për Francë

Eksportohen prodhime vendore rreth 600 mijë euro për Francë

Kompania prodhuese e këpucëve Solid nga Suhareka ka rritur Eksportin ne tregun e Francës dhe të Serbisë. Një Delegacioni i Aleancës Kosovar të Bizneseve (AKB), i kryesuar nga Kryetari Agim Shahini po marrin pjesë me rastin e Eksportit të prodhimeve vendore të fabrikës së këpucëve Solid me vlerë rreth 600 mijë euro për në Francë dhe Serbi.

Shahini tha se eksporti është një shpresë e madhe e rritjes së ekonomisë vendore dhe mundësisë për të hap vende të reja pune, kjo vlerë është për të përshëndetur sepse po eksportohen në kohen kur në Francë po zhvillon betejë edhe kombëtarja jone e Futbollit dhe kjo është edhe një mbështetje shtesë për ekonomin e vendit.

Qeveria e Kosovës duhet të ketë prioritet për zhvillimin e prodhimtarisë vendore e në veçanti të disa sektorëve që mund të kenë edhe lëndën e pare ne vendin tonë, e rasti më i mirë është kjo fabrikë ku është duke instaluar teknologjinë për përpunimin e lëkurës si e vetmja në Kosovë.


Nga Kosova eksportohen rreth 20 milionë euro lëkurë e papërpunuar në mungesë të një fabrikë e cila përpunon këtë dhe ja rrit vlerën për pesë herë.
“AKB është dhe do të jetë gjithmonë zë i fuqishëm i prodhuesve vendor në gjithë sektorët anembanë Kosovës dhe me gjerë, Suksesi i kompanisë prodhueseve SOLID është edhe suksese i gjithë Kosovës”, theksoi Shahini.

Pronari i kompanisë SOLID, Shefqet Kuqi, falënderoi AKB-në për mbështetjen e vazhdueshme që po i bën dhe njëherit kërkoi nga Qeveria e Kosovës të i rishikoj ligjet të cilat kanë ndikim dhe kosto të lartë tek prodhuesit e Kosovës.

“Në Fabrikën tonë kemi të punësuar më shumë femra dhe me theks të veçantë pushimi i lehonave për ne është barrë e madhe dhe se kërkojmë nga Qeveria e Kosovës të na mbështet me politika të qëndrueshme ekonomike dhe se prodhuesit e Kosovës po ballafaqohen me sfida të shumta”, theksoi Shefqet Kuqi.

Ndërsa Rexhep Kuqi nënkryetar i Suharekës tha se e mbështesim këtë iniciativë të suksesshme të kompanisë Solid, ndërsa Rrustem Abiti nga OEK-u tha se për ata është kënaqësi shumë e madhe kur prodhuesit eksportojnë në tregjet evropiane.

Kryetari i AKB-së Agim Shahini e falënderoi kompaninë prodhuese SOLID që po e ngrit imazhin e prodhimeve vendore ne vendet evropiane si dhe së fundi në Serbi e kjo po ndikon edhe në rritjen eksportit të Kosovës si dhe në përmirësimin e bilancit tregtar. Ky delegacion vizitoi për së afërmi repartin prodhues te kësaj kompanie ku u njoftua edhe për sfidat dhe pengesat të cilat po përballet kjo fabrikë./Telegrafi/

Në trend Ekonomi

Më shumë

"Mund të shkojë deri në 1 milion dollarë?": Ekspertët tregojnë se çfarë mund të ndodhë, nëse SHBA nën Trump krijon një 'rezervë kombëtare me bitcoin'

Botë
Kontratat njëburimore, Bajrami i përgjigjet Muratit: Të gjithë të korruptuarit duhet të përfundojnë në burg

Kontratat njëburimore, Bajrami i përgjigjet Muratit: Të gjithë të korruptuarit duhet të përfundojnë në burg

Ekonomi
Java magjike e Black Friday në Fortesa Home - Zbritje që nuk duhet t’i humbisni!

Java magjike e Black Friday në Fortesa Home - Zbritje që nuk duhet t’i humbisni!

Ekonomi
Këto janë TOP konkurset e kësaj jave

Këto janë TOP konkurset e kësaj jave

Ekonomi
Ofertat më atraktive dhe çmimet më reale për Black Friday – Vetëm në Foleja

Ofertat më atraktive dhe çmimet më reale për Black Friday – Vetëm në Foleja

Ekonomi
Murati reagon ndaj kritikave të opozitës për tenderët, thotë se Prokuroria Speciale po lufton Kurtin dhe jo korrupsionin

Murati reagon ndaj kritikave të opozitës për tenderët, thotë se Prokuroria Speciale po lufton Kurtin dhe jo korrupsionin

Ekonomi
Kalo në kategori