Një vrasës shqiptar i dënuar me 15 vjet burg nga Gjykata e Shkodrës, ka mundur të shkojë sërish në Britani edhe pse 5 vjet më parë ishte ekstraduar nga ai shtet për t’iu dorëzuar drejtësisë shqiptare.
Ardian Rragami, 45 vjeçar, kishte shkuar në Britani në vitin 1998 si refugjat kosovarë duke kërkuar azil politik.
Ai la Shqipërinë pas vrasjes me breshëri plumbash të bashkëkombësit të tij Qemal Kola pas një sherri në një lokal në Shkodër në vitin 1998, ku u dënua me 15 vjet heqje lirie.
Në vitin 2009 Interpoli zbuloi se Rragami ishte duke punuar në ndërtim në Essex, dhe në vitin 2010 u ekstradua në Shqipëri për të kryer dënimin që i ishte dhënë me vendim gjykate. Por pasi apeloi vendimin, ai mundi t’i ribashkohet gruas së tij dhe dy fëmijëve në Hertfordshire në vitin 2014, shkruajnë mediat britanike.
Ardian Rragami
Zyra e emigracionit tha për Daily Mail se po tenton ta largojë Rragamin nga Anglia, për shkak të dënimeve që rëndojnë mbi të. Ai aktualisht është ndaluar nga oficerët e Emigracionit dhe po bëhen të gjitha procedurat për ta larguar nga Britania drejt Shqipërisë.
Kjo ngjarje po bën bujë në Angli pasi pak javë më parë u zbulua historia e një tjetër vrasësi shqiptar që gjithashtu refuzon të depërtohet drejt vendit tonë.
Avni Metra, vrasës i dyfishtë dhe i dënuar për përdhunim, ka bërë thirrje që të zbatohen të drejtat e njeriut në mënyrë që të mos ekstradohet nga Britania e Madhe. Në Shqipëri ai kërkohet për dy vrasje dhe posedim të armëve të zjarrit, ngjarje që datojnë në vitin 1996.
Avokati i tij Helen Dawson i tha gjykatës se do të luftojë në këtë çështje bazuar në të drejtat e njeriut, duke argumentuar se ai ka frikë nga persekutimi dhe se tashmë është një njeri familjar i cili ka ndërtuar jetën në Angli për 18 vitet e fundit dhe ka një raport të ngushtë dhe detyrime për katër fëmijët e tij.
Mediat britanike po e ndjekin rastin e tij, pasi vlerësojnë se Anglia është kthyer në strehën e vrasësve shqiptarë, shkruan Express.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje
Parashikimi i motit për të premten, shi, borë dhe erëra të furishme
Mbahet seanca gjyqësore për rastin "Kobra", ai thotë se nuk ndihet fajtor
Dërguti: Grupi i Osmanit në Guxo në bisedime për rikthimin në LDK, brenda dy ditësh dalin publikisht
Arrestohen 18 persona në Prizren për bixhoz të paligjshëm dhe armëmbajtje pa leje
Plagosja e dyfishtë në Prishtinë, plumbi qëlloi derën e shtëpisë së ish-koordinatorit në dialog
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
“Do më japësh një dy mijë lekësh të blej tost", babai i Martinit rrëfen mes lotësh bisedën e fundit me të birin
Pas urdhër-arrestit kundër tij, Netanyahu: Ditë e zezë për drejtësinë, nuk e njoh vendimin e gjykatës
"Është budalla, e rrah gruaja", Olta Gixhari flet për Luizin dhe BBVA: Gjysma e publikut ishin me mua, me të s'kam folur as kur kemi bërë filmin bashkë
Dërguti: Grupi i Osmanit në Guxo në bisedime për rikthimin në LDK, brenda dy ditësh dalin publikisht
Gjykimi i vëllezërve Vllasaliu në rastin e vrasjes së Bedri Rexhepit, dëgjohet biseda e përgjuar mes të pandehurve
Mes lotësh flasin për herë të parë prindërit e Martinit: Nuk duam hakmarrje