LAJMI I FUNDIT:

Thaçi ngushëllon familjen Hajdaraj

Thaçi ngushëllon familjen Hajdaraj

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, i ka shprehur ngushëllime familjes Hajdaraj për vdekjen e Tomë Hajdarajt.

“Shpreh ngushëllimet më të sinqerta për familjen, miqtë dhe kolegët e veprimtarit të çështjes kombëtare, ish-deputetit dhe ministrit, z. Tomë Hajdaraj, i cili ndërroi jetë sot. Vdekja e Tomës është humbje për ju si familje, për subjektin politik dhe më gjerë. Për Tomën dhe vendosmërinë e tij për çlirimin dhe ndërtimin e Kosovës demokratike do të mbaj përherë kujtimet më të mira”, ka shkruar Thaçi.

Tomë Hajdaraj, anëtar i kryesisë së AAK-së, vdiq dje në moshën 58 vjeçare.


Ai ka qenë deputet i Kuvendit të Kosovës dhe për një mandat edhe ministër i Bujqësisë.