Rritet numri i studentëve të UEJL-së që kryejnë nga një semestër studimesh në vende të BE-së
Mbi 60 studentë, profesorë dhe staf tjetër i Universitetit të Evropës Juglindore në Tetovë (UEJL), vitin ardhshëm akademik, do ta shfrytëzojnë programin për këmbim të Komisionit Evropian, ERASMUS, për të kryer studimet për një semestër në universitetet partnere të UEJL-së në shtetet evropiane, transmeton Telegrafi Maqedoni.
“Universiteti i Evropës Juglindore ka fituar një grand, në kuadër të Programit për këmbim “Erasmus +”, të cilin mund ta shfrytëzojnë rreth 50 studentë. Varësisht nga programi studimor, ata mund ta ndjekin një semestër të studimeve në njërin nga universitetet e vendeve të Bashkimit Evropian me të cilët UEJL ka të lidhur marrëveshje”, tha Bujar Sinani, përgjegjës i Zyrës ndërkombëtare.
Po ashtu, për vitin akademik 2016/2017, programin e këmbimit pritet ta shfrytëzojnë rreth 10 anëtarë të stafit akademik dhe administrativ, të cilët do të shkojnë në angazhim akademik, ose trajnim administrativ.
Universiteti i Evropës Juglindore është njëri ndër universitetet e pakta në Maqedoni, ku këmbimi studentor zhvillohet në të dy drejtimet.
Gjatë këtij viti akademik, në këtë universitet kanë qëndruar disa studentë të huaj nga Franca, Suedia dhe Kroacia.
“Vitin e ardhshëm akademik presim të vijnë për një semestër në Universitetin tonë 3 studentë nga Kroacia, 1 nga Spanja dhe 3 nga Franca”, thotë Bujar Sinani.
Studentët e UEJL-së, kryesisht i zgjedhin universitetet më të njohura evropiane, si Bamberg dhe Hajdelberg-Gjermani, ICES-Francë, Lubjane dhe Primorska-Slloveni, Geteborg-Suedi, Klagenfurt-Austri, Prage – Republika Çeke./Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëGrenell kritikon Kurtin, a po përfshihet SHBA në zgjedhjet e Kosovës?
KQZ del me sqarim pse vendosën transportimin e fletëvotimeve nga diaspora në rrugë tokësore
Gjendet një raketahedhës M80 në kufi me Serbinë, policia jep detajet
Bëhen 25 vjet nga vrasja e dhjetë qytetarëve në veri të Mitrovicës – Kurti i shkruan letër Kaja Kallas
Shqipëria në luftë kundër pesticideve dhe antibiotikëve në ushqim
Mbi 15 mijë vota transportohen me kombibus nga Cyrihu në Prishtinë, Mehmetaj ngrit alarmin për “manipulim”
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat
Mbyllet afati kalimtar i janarit në top 5 ligat: Shumë transferimet u zyrtarizuan në fund
Banorët ndjekin klipin - momenti kur Gerta i hodhi për herë të dytë alkool në sy Gjestit
Grenell kritikon Kurtin, a po përfshihet SHBA në zgjedhjet e Kosovës?
Çfarë është USAID-i dhe sa qendror është ai për politikën e jashtme të SHBA-së?
Rasti i Gjestit, Egla Ceno: Jam e sigurt që do ta nxjerrin Gertën
Rubio përshëndet masën e Panamasë për të dalë nga plani i infrastrukturës kineze