LAJMI I FUNDIT:

I dënuari me 10 vite burg tenton të vetëdigjet në Manastir

I dënuari me 10 vite burg tenton të vetëdigjet në Manastir

Një 67 vjeçar nga Manastiri është lyer me benzin, e më pastaj i ka vënë flakën vetes. Me veturën e tij, në të cilën ka patur edhe një bombolë gazi, ka goditur shkallët e ndërtesës së Gjyaktës themelore të Manastirit, transmeton Telegrafi Maqedoni.

Ngajra ka ndodhur në mëngjesin e hershëm të ditës së sotme. Një polic ka arritur që ta shuaj zjarrin, ndërkaq personi është dërguar në spitalin e Shkupit.

Bëhet e ditur se personi në fjalë ka qenë i dënuar me 10 vite burg, kurse nga sot është dashur që të filloj vuajtjen e dënimit. Ai është akuzuar për ngacmim seksual të një fëmije./Telegrafi/