LAJMI I FUNDIT:

“Punët e shtëpisë? Çfarë janë ato?”

“Punët e shtëpisë? Çfarë janë ato?”

Ylli amerikan, Ariana Grande, vazhdon t’i befasojë fansat me deklarata të ndryshme, ndërsa e fundit nga to është se nuk di t’i bëjë punët e shtëpisë.

Këngëtarja e re ditë më parë kishte thënë se nuk di ta lëshojë thithësen, ndërsa tash ka treguar se në listën e gjërave që nuk di t’i bëjë është edhe larja e enëve apo hedhja e mbeturinave.

“Mendoj se nuk di të bëj asgjë në shtëpi, sepse asnjëherë nuk jam në shtëpi. Ndërsa udhëtimet, turnetë dhe jeta nëpër hotele, janë përparësi se asnjëherë nuk duhet të pastrosh”, ka deklaruar 22-vjeçarja.


Me këto pohime, ajo ka marrë epitetin e yllit të llastuar. /Telegrafi/