LAJMI I FUNDIT:

Beteja e Gabrielit me kancerin: Shqiptari nëntëvjeçar që preku zemrat e milionave amerikanëve (Video)

Beteja e Gabrielit me kancerin: Shqiptari nëntëvjeçar që preku zemrat e milionave amerikanëve (Video)

Gabriel Grada është nëntëvjeçari që jeton me familje në SHBA. Ai është përballur me një betejë të vështirë: kancerin. Fillimisht u shfaq në një seri për kancerin tek fëmijët, në faqen e njohur në “Facebook” – “Humans of New York”. Më pas, “Zëri i Amerikës” e gjeti familjen shqiptare për të mësuar më shumë për të.

“Ndihem mirë. Sapo kam mbaruar raundin e fundit të kimioterapisë”, thotë Gabrieli.

Ai është diagnostikuar vjet me tumor në tru.


“Ishte shumë, shumë e rëndë për mua. Si baba, si njeri, si prind. Nuk di çfarë të them. E kam rritur si shokun tim të vogël. Ishte diçka e pabesueshme”, thotë Bledar Grada, babai i Gabrielit.

Për prindërit e Gabrielit, Arjelën dhe Bledarin, viti i fundit e ka transformuar jetën e tyre rrënjësisht. Pas operacionit për heqjen e tumorit, ata pritën për një kohë të gjatë përgjigjen e biopsisë. Përgjigjja ishte më e rëndë.

“Gabrieli ka një formë shumë të rrallë kanceri, që quhet Descmoplastic Small Round Cell Tumor”, thotë Paul Meyers, mjeku që ndjek Gabrielin në Qendrën e Kancerit “Memorial Sloan Kettering”.

Rreth 50 raste identifikohen çdo vit në SHBA me këtë lloj kanceri.

“Ky kancer nuk është gjendur pothuajse kurrë në tru, dhe kur sheh një fëmijë me një tumor në tru, mendja të shkon në 100 diagnoza të tjera, para se të të shkojë tek Descmoplastic Small Round Cell”, thotë Meyers.

Beteja filloi prapë dhe këtë radhë duhej bërë kimioterapi dhe rrezatim. Ndryshimi fizik i Gabrielit ishte i menjëhershëm: u dobësua jashtë mase!

“Pjesa më e vështirë për mua? Kimioterapia! Më bëri të humbas flokët”, thotë ai duke hequr kapelën.

Arjela dhe Bledi kanë mbërritur në Shtetet e Bashkuara, si imigrantë në vitin 2000. Ajo ishte 18 vjeçe e ai 22 vjeç. Mësuan gjuhën, u futën në shkolla, gjetën punë.

“Ishim familje e gëzuar”, thotë nëna, duke iu referuar edhe djalit të vogël, Brandon, që tani është tre vjeç.

Historia e Gabrielit, Arjelës dhe Bledit, u përhap në gjithë botën kur ata u portretizuan në faqen “Humans of New York”. Krijuesi i saj, Brandon Stanton, bëri një seri ku rrëfente historitë e pacientëve peditarikë, prindërve, mjekëve, infermierëve dhe të gjithë atyre që janë në pararojën e luftës kundër kancerëve të fëmijëve në qendrën “Sloan Kettering”. Historia e Gabrielit ishte e para që u botua.

Dr. Meyers e çmon këtë seri.

“E vuri në qendër të vëmendjes këtë çështje dhe njerëzit gatishmërinë të ndihmojnë”, thotë ai.

Kjo ndihmë u përkthye në afro 3.8 milionë dollarë, një shifër kjo e jashtëzakonshme që do të shërbejë për kërkime.

Arjela dhe Bledi thonë se prirja mes shqiptarëve për të mos folur për këto tema të vështira, e madje as mos t’ia thonë emrin kancerit, ishte një nga arsyet që ata vendosën të flasin publikisht.

“Nga ana tjetër dëshirova që ta shfaq ngjarjen e Gabrielit, sepse neve si kulturë, si edukatë, nuk shfaqemi të dobët. Por, unë nuk e shfaqa që të tregoja dobësi, por të tregoja solidaritet”, thotë ajo.

Arjela shpreson që duke folur për historinë e familjes së tyre, do të ndihmojnë sadopak prindërit që janë në të njëjtin pozicion.

“Lutemi që ai të jetë mirë përgjithmonë, të rritet e që sëmundja të jetë thjesht një detaj i vogël në jetën e tij”, thotë doktori Meyers.

Fatmirësisht, një ditë pas intervistës, mjekët i thanë Arjelës dhe Bledit që Gabrieli nuk ka më kancer.Ata, me këtë mësuan edhe diçka tjetër: ta jetonin çdo ditë. /Zëri i Amerikës/

Në trend Lajme

Më shumë
Maqedonci reagon pas publikimit të letrës së KFOR-it për dërgimin e ushtrisë në veri: S'ka rizotim, por sqarim

Maqedonci reagon pas publikimit të letrës së KFOR-it për dërgimin e ushtrisë në veri: S'ka rizotim, por sqarim

Lajme
Bolton: Me Trumpin mund të ndodh shkëmbimi i territoreve mes Kosovës dhe Serbisë

Bolton: Me Trumpin mund të ndodh shkëmbimi i territoreve mes Kosovës dhe Serbisë

Lajme
Ish hetuesi policor për vrasjen e Liridona Ademajt: Për Naim Murselin dhe ekzekutuesin nuk ka asnjë rrethanë lehtësuese

Ish hetuesi policor për vrasjen e Liridona Ademajt: Për Naim Murselin dhe ekzekutuesin nuk ka asnjë rrethanë lehtësuese

Lajme
Bolton: Serbia mund ta njohë Kosovën nën administratën e re Trump

Bolton: Serbia mund ta njohë Kosovën nën administratën e re Trump

Lajme
Sulmoi nxënësit brenda shkollës në Suharekë, publikohet momenti kur polici vrau qenin

Sulmoi nxënësit brenda shkollës në Suharekë, publikohet momenti kur polici vrau qenin

Lajme
Shqipëri-Ukrainë, prodhim armësh: Zbardhet marrëveshja 10-vjeçare për sigurinë e mbrojtjen

Shqipëri-Ukrainë, prodhim armësh: Zbardhet marrëveshja 10-vjeçare për sigurinë e mbrojtjen

Lajme
Kalo në kategori