LAJMI I FUNDIT:

As pas shtatë vitesh askush nuk u ndëshkua për vjedhjen në dhomën e dëshmive

As pas shtatë vitesh askush nuk u ndëshkua për vjedhjen në dhomën e dëshmive

Më shumë se shtatë vite që kur në Dhomën e dëshmive në komandën qendrore të Policisë së Kosovës ishin vjedhur drogë, armë, dëshmi e gjëra të tjera me vlerë, rasti skandaloz mbetet mister.

Kjo vjedhje, që kishte ndodhur mes të datës 24 dhe 25 prill të vitit 2009, asnjëherë nuk është ndriçuar, ndërkohë që Prokuroria thotë se rasti vazhdon të jetë i hapur, shkruan Koha Ditore.

Përmes një përgjigjeje me shkrim të Prokurorisë thuhet se nuk mund të komentojnë aktivitetet që janë në hetim e sipër dhe se me rastin merret Prokurori i EULEX-it nga Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës.


Në kohën kur kishte ndodhur vjedhja në Dhomën e dëshmive, drejtor i Krimeve të Rënda ishte Fatos Haziri, zëvendës i tij ka qenë Haxhi Krasniqi, kurse major Senad Kelmendi ka qenë përgjegjës për kamera të cilat nuk ishin në funksion.