Në praktikë, truri lexon fjalët e njohura si imazhe, duke dalluar me një shikim të shpejtë, pa një analizë të detajuar të shkronjave, termat të cilat tingëllojnë në të njëjtën mënyrë, por janë të ndryshme sa i përket ortografisë
Kjo është një teori që kundërshton bindjen e përbashkët që për të kuptuar një fjalë, është e nevojshme që ne ta shqiptojmë plotësisht gjatë çdo leximi.
Dy detyra të ndara
Ata persona të cilët lexojnë sporadikisht duhet që të shqiptojnë në tru fjalët kur lexojnë, një proces i gjatë dhe mjaft i ngarkuar”, shpjegoi Laurie Glezer, studiuese në qendrën universitare “Georgetown” (Washington) dhe autore e studimit.
“Edhe lexuesit ekspertë duhet që këtë gjë ta bëjnë në ndonjë rast, në ato fjalë të cilat nuk i njohin. Por kur ata arrijnë që të bëhen të rrjedhshëm, nuk ka pse që të shqiptohen në mendje ato terma familjarë. Ata mund të lexojnë menjëherë”.
Janë të ndryshëm e kjo dukjet
Kërkuesit testuan njohjen e fjalëve në 27 lexues të rritur, në dy studime të ndryshme nëpërmjet rezonancës magnetike funksionale. Fjalët me të njëjtin tingull, por me ortografi të ndryshme, aktivizuan grupe të ndryshme neuronesh, njësoj sikur truri të duhej që të përdorte dy zëra të ndryshëm të një fjalori.
Nëse tingulli i fjalës do të kishte ndikim në këtë zonë cerebrale (zona vizuale për formën e fjalës, e ndodhur në anën e majtë të korteksit vizual) të dy termat do të kishin aktivizuar neuronet e njëjta ose neuronet e ngjashme, por kjo gjë nuk ndodhi.
Secilës detyra e vet
Zbulimi tregon se kjo zonë cerebrale përpunon vetëm informacionin vizual dhe jo tingullin e një fjale që në fakt analizohet në një zonë të veçantë, në të cilët fjalët ‘hair’ dhe ‘hare’ aktivizojnë të njëjtët neurone.
Një studim i të njëjtit grup pune, i publikuar në 2015, tregoi se truri lexon fjalët e njohura si imazhe, duke i interpretuar si objektet e vetme vizuale dhe pa analizuar shqiptimin.
Kërkimi i ri sqaron se përbërëset e ndryshme të fjalëve, imazhet dhe tingujt trajtohen nga zona të ndryshme. Ky zbulim mund të hedhë dritë në mekanizmat në origjinën e disa shqetësimeve të leximit, siç është edhe sëmundja e disleksisë. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
Shfaqen pamjet e para të sulmeve me raketa britanike në Rusi
Shpërthen TikTok-u, Sara Kolami ia konfirmon Drilonit pëlqimin për të
Pyetet për rezervat shtetërore, ministrja Hajdari i thotë gazetarit "Mbylle këtë temë", Vishaj: "Kur e mbylli, vendosi unë"
"Vetëm me Kosovën jo" - kapiteni i Rumanisë nuk do më përballje me Dardanët
Franco Foda në skaner për Ligën e Kombeve: Çfarë ndryshoi, sa lojtarë luajtën, kush debutoi dhe ku gaboi te Kosova
Hoxha për debatin Peci - Pacolli: Ministrat paguhen për të dhënë llogari, përmendja e hetimit për vrasje, e papranueshme