Avokati Mexhid Syla ka reaguar ndaj deklaratave të Gabriele Meuccit se EULEX-i është dashur t’i bindin autoritetet që dy ish deputetët Latif Gashin, e Rrustem Mustafën të shkojnë në vuajtje të dënimit.
Syla, i cili është mbrojtës i Latif Gashit në rastin e Grupit Llapit, në një intervistë për KALLXO.com këtë deklaratë e ka quajtur si të papërgjegjshme, jokorrekte dhe të pavërtetë.
“Mendoj se nuk i bën nder as misionit të EULEX-it që ka qenë deri tani e as këtij që do të vazhdojë tani aq më tepër kur kemi të bëjmë me një deklaratë të përgjegjësit kryesor i EULEX-it deri tani siç ka qenë zotëri Meucci”, tha Syla.
Avokati tregon se ai me kolegun e tij Bajram Tmavën i kanë dërguar kërkesë kryetarit të gjykatës se klienti i tyre është i gatshëm që të shkojë në vuajtje të dënimit.
Ai tha po ashtu se klienti i tij e ka përjetuar shumë keq këtë situatë dhe se ka kërkuar që të demantohen këto deklarata.
“Latif Gashi e ka përjetuar shumë këtë situatë,… normalisht krejt kjo situatë e cila e ka përcjell zotin Gashi prej vitit 2002 e deri më tani ka qenë një barrë e rëndë edhe ka qenë reagimi i tij dhe kërkesa e tij që sa ma parë të reagohet dhe të demantohet”, tha Syla.
Në një intervistë ekskluzive për emisionin “Jeta në Kosovë”, Meucci tha se janë pesë raste që kanë të bëjnë me lirimin nga burgjet të tre ish- drejtuesve të UÇK-së në kohën kur Shërbimi Korrektues i Kosovës ka qenë nën vëzhgim strikt nga ana e EULEX-it.
“Janë edhe rastet tjera, si psh. rasti kur dy anëtarë të parlamentit që u dënuan me burg për krime lufte e neve na u desht shumë t’i bindim autoritetet që nëse ekziston një vendim i prerë atëherë ata persona duhet të shkojnë në burg dhe mos të presin në dhomat e pritjeve përgjithmonë”, tha Meucci duke iu referuar rasteve të dy ish- deputetëve të PDK-së, Rrustem Mustafa e Latif Gashi, të dënuar për krime lufte.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëLejet për armë bëjnë bum në Kosovë
Kërcënoi Kurtin në emër të "Brigada Sever", arrestohet një person në Zveçan
Kandidati i LDK-së për deputet, Lumbardh Salihu, prezanton takimet e parafushatës zgjedhore
I kthehet masa e suspendimit hetuesit policor
Policia në Ferizaj kap kokainë, armë dhe mbi 19 mijë euro - arrestohet një i dyshuar
“Vijat e kuqe” pushtet-opozitë, të vërteta apo kalkulime për vota?
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
“Nuk do të tentojmë që të ndërpresim rrugëtimin e Gjestit”, Alaudini nis spektaklin me ‘thumba’
Si mund të bëhet Grenlanda pjesë e SHBA-ve?
Publikohet lista e pagave të lojtarëve të Man United - kryesojnë të 'dështuarit'
Lejet për armë bëjnë bum në Kosovë
“Ai nuk vrapon mjaftueshëm”, stafi i Barcelonës kundër transferimit të yllit portugez
Qytetarët në mënyrë gjeniale penguan që shtëpia e fqinjit të merrte flakë në Los Angeles