LAJMI I FUNDIT:

OBRM-PDUKM: Paraburgimi i Talevskit rezultat i presionit politik

OBRM-PDUKM: Paraburgimi i Talevskit rezultat i presionit politik

Gjykata iu përkul presioneve të hapura të LSDM-së të cilët nuk ka të bëjë asgjë me drejtësinë dhe respektimin e ligjit, transmeton Telegrafi Maqedoni.

Vetëm disa orë pasi LSDM kërcënoi, dhe njoftoi padi personale ndaj gjyqtarëve, Gjykata Penale ndryshoi vendimin e saj dhe në vend që të sigurojë sigurimin e pranisë, zbatoi masë paraburgimi imponuar. Ky vendim nuk është i bazuar në ligje dhe fakte, por një vendim i marrë nën presion të madh politik dhe nuk ka të bëjë me realitetin.

Është iluzore të vlerësohet se Vlladimir Talevski do të largohet nga vendi, do të arratiset, për diçka që nuk ekziston ndonjë tregues dhe fakt. Ky vendim i Gjykatës Penale ka një qëllim politik, për flirtim në publik nga LSDM në mungesë të rezultateve të prekshme dhe përmbysjeve të vërteta të politikave anti-shtetërore.


E gjithë puna e kryetarit Talevski është e bazuar në një zbatim të përpiktë me ligjit për prokurimin publik. Ky është një tjetër episod i turpshëm i operacioneve dhe aktiviteteve të LSDM-së, thonë ndër të tjera nga partia. /Telegrafi/