Ministrja për Dialog, Edita Tahiri, është pritur sot në takim nga Kryetari i Parlamentit Kadri Veseli, me të cilin ka biseduar për zhvillimet e përgjithshme politike në vend dhe për bashkëpunimin dhe koordinimin ndërinstitucional në angazhimet në kuadër të dialogut të lehtësuar nga Bashkimi Evropian.
“Ministrja Tahiri tha se përmes dialogut po fuqizohet shtetësia e Kosovës ku po shuhen strukturat paralele dhe po shtrihet sovraniteti në tërë territorin e vendit. Ajo shtoi se Kosova po dëshmon se është një faktor paqeje dhe fqinjësie të mirë në rajon dhe po avancon ardhmërinë e saj euroatlantike, çka dëshmohet edhe me faktin se hyrja në marrëdhënie kontraktuale me BE-në, nënshkrimi i MSA-së dhe vendimi pozitiv për liberalizimin e vizave, janë padyshim edhe kontribute të këtij dialogu të Brukselit”, thuhet në njoftimin për media.
Në këtë takim ministrja Edita Tahiri po ashtu u angazhua për një koordinim më të madh ndërinstitucional ku roli i Parlamentit është i pazëvendësueshëm në krijimin e konsensusit politik për çështjet e interesave të mëdha të vendit dhe në veçanti për agjendën euroatlantike.
“Ajo theksoi se Kosova ka një traditë të mirë në ndërtimin e konsensusit politik për qëllimet madhore të demonstruar që nga periudha e luftës për liri dhe tani në proceset e shtetëndërtimit dhe se kjo traditë na bënë të fuqishëm në tejkalimin e sfidave”, theksohet më tej në njoftim.
Nga ana e tij, kryeparlamentari Veseli shprehu kënaqësinë për takimin dhe siguroi bashkëpunimin e vazhdueshëm për çështjet e forcimit të shtetit, demokracisë, ekonomisë, sundimit të ligjit dhe forcimit të mëtejmë të pozicionit ndërkombëtar të shtetit të Kosovës. Ai tha se dialogu është instrument i rëndësishëm për përmirësimin e marrëdhënieve ndër-fqinjësore dhe për avancimin e integrimit të Kosovës në kuadër të Bashkimit Evropian dhe euro-atlantik. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëProfili i metalit i mori jetën një punëtori të ri në Prizren, policia arreston tre menaxherët e ndërtesës
Diell dhe vranësira gjatë kësaj jave - të premten destabilizim i motit
Zbulohen prapaskenat e dhunës në takimin e Edi Ramës me diasporën në Londër
Tragjedi në Prizren: I bie profili i metalit në kokë, punëtori humb jetën gjatë renovimit të një ndërtese
Policia arreston tre persona te Manastiri i Deçanit, në targa u shkruante “Kosova është Serbi”
Ngjarja e rëndë në shkollë, flet për herë të parë 14-vjeçari Luis Meçe: Më gjuajti me thikë gjashtë herë
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
"Mund të shkojë deri në 1 milion dollarë?": Ekspertët tregojnë se çfarë mund të ndodhë, nëse SHBA nën Trump krijon një 'rezervë kombëtare me bitcoin'
Këshilltari i Trump për sigurinë kombëtare tregon se si e sheh ai “fundin e luftës në Ukrainë”
Ruben Amorim kritikon haptas yllin e Man United pas barazimit ndaj Ipswich Town
Ngjarja me Drilonin dhe Edin - Sarës i përkeqësohet gjendja në Big Brother VIP Kosova?
Pochettino e injoroi dhe bëri sikur nuk e njeh, ish-ylli i Chelseat ka një përgjigje për argjentinasin
Real Madridi në mesin e klubeve të interesuara për transferimin e mbrojtësit nga Serie A