LAJMI I FUNDIT:

Tre shqiptarë pjesë e ISIS, dënohen me burg të përjetshëm në Turqi (Foto)

Tre shqiptarë pjesë e ISIS, dënohen me burg të përjetshëm në Turqi (Foto)

M.Z., shtetas i Maqedonisë, dje nga gjykata në Ankara, u dënua me burgim të përjetshëm për pjesëmarrje në sulmet e ISIS brenda territorit të Turqisë. Ai u dënua së bashku me dy të tjerë, Q.R. nga Zvicra dhe B.H. nga Gjermania, raporton Associated Press, transmeton Telegrafi Maqedoni.

Të tre u arrestuan në vitin 2014, pasi vranë një ushtar, një polic dhe një shofer kamioni në një sulm të armatosur në qytetin Nigde, në pjesën qendrore të Turqisë. Ky incident është konsideruar si akti i parë i sulmit të anëtarëve të ISIS në territorin e Turqisë. Gjykata në Ankara vendosi burgim të përjetshëm për tre anëtarët e ISIS. Q.R. u dënua me pesë herë burgim të përjetshme, B.H me katër dhe M.Z me një.

Dënimet me burg të përjetshëm janë dënimet më të vështira në sistemin penal turk. Të burgosurit në qelitë e burgut banojnë të izoluar me të drejtë për vetëm një orë ushtrime në ditë. Këta të burgosur nuk kanë të drejtë për lirim me kusht.


Avokati i njërit nga viktimat, tha se të tre janë dënuar edhe për përpjekje të dhunës për të përmbysur qeverinë turke. /Telegrafi/

zekiri

Në trend Lajme

Më shumë
Ish-deputetët e LVV-së kritikojnë kryeministrin Kurti për mungesën e fokusit në bashkimin kombëtar

Ish-deputetët e LVV-së kritikojnë kryeministrin Kurti për mungesën e fokusit në bashkimin kombëtar

Lajme
Droni i policisë iu heq nga duart shqiptarëve 2.8 milionë paund, burg pas zbulimit të “fabrikës” së drogës në Angli

Droni i policisë iu heq nga duart shqiptarëve 2.8 milionë paund, burg pas zbulimit të “fabrikës” së drogës në Angli

Lajme
Reshjet e shiut, vërshohen disa rrugë në Prishtinë

Reshjet e shiut, vërshohen disa rrugë në Prishtinë

Prishtina
Zbardhen detaje nga vrasja e 43-vjeçarit në Tropojë, viktima dhe autori ishin shokë

Zbardhen detaje nga vrasja e 43-vjeçarit në Tropojë, viktima dhe autori ishin shokë

Lajme
Philip Reeker: Dialogu Kosovë-Serbi nuk do të jetë prioritet për administratën e Trumpit

Philip Reeker: Dialogu Kosovë-Serbi nuk do të jetë prioritet për administratën e Trumpit

Lajme
Guri për padinë e Pecit: Absolutisht e pa logjikshme, në asnjë vend nuk mundesh me padit paditësin

Guri për padinë e Pecit: Absolutisht e pa logjikshme, në asnjë vend nuk mundesh me padit paditësin

Lajme
Kalo në kategori