LAJMI I FUNDIT:

Pallatit të Drejtësisë i ndalet rryma e interneti

Pallatit të Drejtësisë i ndalet rryma e interneti

Mungesa e energjisë elektrike në Këshillin Gjyqësor të Kosovës (KGJK), më saktësisht në pajisjet për shpërndarjen e rrjetit, ka bërë që Pallati i Drejtësisë sot të mbetet pa furnizim me rrymë.

E kontaktuar nga KALLXO.com lidhur me një çështje tjetër, zyrtarja për informim pranë Gjykatës Themelore në Prishtinë, Mirlinda Gashi, ka thënë se nuk ka mundur t’i kthejë përgjigjet për shkak të mungesës së internetit.

KALLXO.com lidhur me këtë problem kontaktoi edhe Këshillin Gjyqësor të Kosovës, të cilët thanë se ky problem është shkaktuar nga mungesa e energjisë elektrike.


“Është e vërtetë se kemi pasur problem me rrjet në Pallatin e Drejtësisë, sikurse kemi pasur edhe në institucione tjera sepse ka pasur problem me energji elektrike dhe kjo ka shkaktuar mungesën e rrjetit”, tha Fatmir Rexhepi nga KGJK.

Rexhepi tha se çështja e rrymës është rregulluar dhe shfaqi shpresën se brenda ditës do të rregullohet edhe çështja e internetit.

Mungesa e rrymës dhe e internetit nuk janë problemet e vetme me të cilat po përballet Pallati i Drejtësisë.

KALLXO.com ka raportuar në vazhdimësi për problemet me mungesë të oksigjenit në objekt, për çka punëtorët kanë protestuar disa herë.

Po ashtu, në Pallat ka pasur probleme edhe me ashensor, me ç’rast punëtorët e organeve të drejtësisë janë ngujuar e disa janë lënduar.

Këto dhe probleme të tjera në Pallatin e Drejtësisë janë trajtuar edhe në emisionin “Jeta në Kosovë“, ku i ftuar ishte Rosen Milkov, përfaqësuesi i kompanisë bullgare GBS, e cila e ndërtoi objektin.

Në trend Lajme

Më shumë
Parashikimi i motit për të premten, shi, borë dhe erëra të furishme

Parashikimi i motit për të premten, shi, borë dhe erëra të furishme

Lajme
Dërguti: Grupi i Osmanit në Guxo në bisedime për rikthimin në LDK, brenda dy ditësh dalin publikisht

Dërguti: Grupi i Osmanit në Guxo në bisedime për rikthimin në LDK, brenda dy ditësh dalin publikisht

Politikë
“Do më japësh një dy mijë lekësh të blej tost

“Do më japësh një dy mijë lekësh të blej tost", babai i Martinit rrëfen mes lotësh bisedën e fundit me të birin

Lajme
Plagosja e dyfishtë në Prishtinë, plumbi qëlloi derën e shtëpisë së ish-koordinatorit në dialog

Plagosja e dyfishtë në Prishtinë, plumbi qëlloi derën e shtëpisë së ish-koordinatorit në dialog

Lajme
Nëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje

Nëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje

Kronika e Zezë
Gjykimi i vëllezërve Vllasaliu në rastin e vrasjes së Bedri Rexhepit, dëgjohet biseda e përgjuar mes të pandehurve

Gjykimi i vëllezërve Vllasaliu në rastin e vrasjes së Bedri Rexhepit, dëgjohet biseda e përgjuar mes të pandehurve

Drejtësi
Kalo në kategori