LAJMI I FUNDIT:

Basha ftesë Ramës: Hiq pengesën, prano rekomandimin 88

Basha ftesë Ramës: Hiq pengesën, prano rekomandimin 88

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka takuar gjatë ditës së sotme disa ambasadorë. Pavarësisht se nuk bëhet e ditur me detaje tema e takimeve, thuhet se çështja e reformës në drejtësi ka qenë thelbësore.

Më pas kryetari i Partisë Demokratike ka dalë në një konferencë për shtyp, ku ka përsëritur ftesën drejtuar kryeministrit Rama për të pranuar rekomandimin numër 88 të Komisionit të Venecias.

“Edi Rama nuk do ta ketë kurrë votën e opozitës për një drejtësi të kapur e të korruptuar. Pse nuk pranon rekomandimin 88 të Venecias? Zgjidhja është aty dhe e qartë. Me përgjegjësitë që kam marrë para qytetarëve shqiptarë të opozitës sot dhe të shumicës për nesër të ftoj të reflektosh. Mjafton që ti të heqësh pengesën e pjesshme dhe të pranosh rekomandimin 88 të Venecias”, ka deklaruar Basha.


Gjatë deklaratës së tij, kreu i PD ka cituar edhe rekomandimin në fjalë që thotë: “Nëse palët në procesin politik nuk pranojnë shumicën e cilësuar të kërkuar për anëtarët jo gjyqtarë të KLGJ, KLP, KPK dhe DHSK, ata mund të zgjedhin një sistem proporcional që garanton përfaqësimin e opozitës mes organeve kolektive, ose çdo model tjetër të përshtatshëm që do të siguronte ndikimin e opozitës në procesin e zgjedhjes”.

Në trend Lajme

Më shumë
“Rama ik!”, incident në nisje të fjalës së kryeministrit brenda sallës në Londër

“Rama ik!”, incident në nisje të fjalës së kryeministrit brenda sallës në Londër

Lajme
Murati reagon ndaj kritikave të opozitës për tenderët, thotë se Prokuroria Speciale po lufton Kurtin dhe jo korrupsionin

Murati reagon ndaj kritikave të opozitës për tenderët, thotë se Prokuroria Speciale po lufton Kurtin dhe jo korrupsionin

Lajme
Ura që lidh Ulqinin me Velipojën do të ndërtohet edhe me qeverinë e re malazeze

Ura që lidh Ulqinin me Velipojën do të ndërtohet edhe me qeverinë e re malazeze

Lajme
Serwer: Kthimi i Grenellit, mund të çojë në ndarje të territoreve në Ballkan

Serwer: Kthimi i Grenellit, mund të çojë në ndarje të territoreve në Ballkan

Lajme
Osmani takohet me admiralin Bauer: NATO mbetet aleat i pazëvendësueshëm, anëtarësimi është prioritet strategjik për Kosovën

Osmani takohet me admiralin Bauer: NATO mbetet aleat i pazëvendësueshëm, anëtarësimi është prioritet strategjik për Kosovën

Lajme
Pyjet e Kosovës në zhdukje: Çka tregojnë pamjet satelitore?

Pyjet e Kosovës në zhdukje: Çka tregojnë pamjet satelitore?

Lajme
Kalo në kategori