Zoran Stavreski tashmë ish-zëvendëskryeministër dhe ish ministër i Financave i Maqedonisë si duket e ka siguruar të ardhmen e tij dhe disa gjeneratave pas tij.
Në listën zyrtare të cilën ai e ka paraqitur tek Komisioni Shtetëror për Parandalim të Korrupsionit (KSHPK) ai e ka paraqitur një gjendje për të cilën mund të ëndërrojnë qytetarët e Maqedonisë, njofton Telegrafi Maqedoni.
Pasuria e paraqitur në Komisionin Shtetëror për Parandalim të Korrupsionit (KSHPK) ndahet në tre shtylla:
1.Pasuria e paluajtshme,
2.Pasuria që ai e huazon tek tjerët për kohë të caktuar (qera) dhe
3.Pasuria që e ka të ruajtur nëpër banka në Maqedoni dhe jashtë shtetit
Stavreski ka përdorur dy banka të Maqedonisë për të ruajtur paratë: Sparkasse Bank dhe Stopanska Banka SH.A. Manastir
Zoran Stavreski ka këtë pasuri:
1.Pasuri të paluajtshme gjithësej: 14.527 000 denarë apo 236.211 euro.
Këtë pasuri Stavreski e ka në formë: të 3 banesave (dy në Shkup dhe një në SHBA), një shtëpie prej 279 metër katëror me oborr dhe një veturë Hyundai Civic e viti 2001.
2.Pasuria që ai e huazon tek tjerët për kohë të caktuar (qera)
Stavreski jep me qera një banesë prej të cilës merr 84.636 denarë apo 1373 euro në muaj.
3.Pasuria që e ka të ruajtur nëpër banka në Maqedoni dhe jashtë shtetit
Stavreski ka ruajtur 74.727 Dollarë Amerikan të ruajtura në Bank Fund Staff FCU, 22.205 Euro dhe 87.010 Denarë të Maqedonisë.
Përndryshe, Stavreski ka qenë zëvendëskryeministër dhe ministër i financave në Maqedoni për 10 vite. Më parë ai ka punuar nëpër disa kompani të jashtme dhe ka qenë profesor i ekonomisë dhe financës në disa universitete në Maqedoni dhe rajon, njofton Telegrafi Maqedoni.
Stavreski ishte shumë prezent në ”bombat e opozitës” ku thënia më e famshme e tij ishte ‘Nuk kemi para për buk, a blejmë çokollata’. Gjithashtu, ai dëgjohet duke thënë se me kërkesë të ish kryeministrit Nikolla Gruevski fryn faturat dhe fryn buxhetet e shtetit./Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëZvicra do t'i dhurojë Prishtinës kamionë për mbledhjen e mbeturinave
Presidentja Osmani ia falë një të burgosure pjesën e mbetur të dënimit
Rrahu brutalisht një burrë në prani të fëmijës, kosovari dënohet me 42 muaj burgim dhe 8 vjet dëbim nga Zvicra
Çollaku: Protestat mund të përhapën edhe në vendet që kufizohen me Serbinë
Hyn në fuqi marrëveshja për njohjen e patent-shoferit mes Kosovës dhe Italisë
Gjykimi për shpërthimin në lokalin “Sekiraqa”, dëgjohen katër dëshmitarë
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Më të lexuarat
Rodrygo 'zbehet' kur mëson se me kë mund të luajë Real Madridi në play-off të Ligës së Kampionëve
Kush me kë takohet në sistemin noukaut, ndërsa dihen edhe kundërshtarët e mundshëm në play-off të Ligës së Kampionëve
Gjesti i dërgon letër me mesazhin e koduar Eglit - fansat dyshojnë se përmbajtja e tij është vulgare
Edhe pas mbarimit të spektaklit, Atilla Kardesh publikon fotografi i shoqëruar nga Rovena dhe Besforti
SHBA-ja dërgon një numër të madh raketash të fuqishme nga Izraeli në Ukrainë
Shtëpia e Bardhë anulon memorandumin për ngrirjen e granteve dhe huave federale