LAJMI I FUNDIT:

Kuvendi sot voton ministrin e ri të Financave

Kuvendi i Republikës së Maqedonisë sot në mesditë pritet ta fillojë seancën e 106-të në të cilën duhet të konstatohet dorëheqja e zëvendëskryeministrit dhe njëherit ministrit të Financave Zoran Stavreskit dhe ndërrimi i zëvendësministres së Punëve të Jashtme Dragana Kiçrijanovska, transmeton Telegrafi Maqedoni.

Zëvendëskryeministri dhe ministër i Financave Zoran Stavreski dha dorëheqje për shkak të problemeve shëndetësore.

“Problemet shëndetësore me të cilat po përballem dhe këshillat e mjekëve me çojnë në atë se është patjetër që të kurohem një kohë më të gjatë, për shkak të së cilës nuk do të jam në mundësi që të merrem me funksionin ministër i financave dhe nënkryetar i qeverisë së Repubikës së Maqedonisë”, thekson Stavreski.


Ai në dorëheqjen e tij shpreh falënderime për bashkëpunimin e frytshëm dhe profesional me kryetarin e mëparshëm Nikolla Gruevski në ekipin e të cilit ishte 9 vite.

Postin e Stavreskit do ta merr Kiril Minovski, i cili është në pozitën drejtorit aktual në Drejtorinë e të Ardhurave Publike. Ai ka përvojë 17 vjeçare në sferën e financave dhe burimeve njerëzore. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Eurodeputetët: Qasja e pabalancuar e BE-së ka ndikuar negativisht në dialogun Kosovë-Serbi

Eurodeputetët: Qasja e pabalancuar e BE-së ka ndikuar negativisht në dialogun Kosovë-Serbi

Lajme
Lamtumirë Ferid Gjikolli, Haradinaj i ndan dekoratën post mortem ‘Me besim në Zot, atdhe e shtet’

Lamtumirë Ferid Gjikolli, Haradinaj i ndan dekoratën post mortem ‘Me besim në Zot, atdhe e shtet’

Lajme
Ligji i ri për kadastër, drejtori i AKK-së: Hap i madh për unifikimin e procedurave pronësore

Ligji i ri për kadastër, drejtori i AKK-së: Hap i madh për unifikimin e procedurave pronësore

Lajme
Faton Abdullahu: Votimi për Kurtin më 9 shkurt do të ishte “vetëvrasje elektorale”

Faton Abdullahu: Votimi për Kurtin më 9 shkurt do të ishte “vetëvrasje elektorale”

Politikë
KQZ-ja prezanton kamerat vëzhguese që do të vendosen në vendvotime

KQZ-ja prezanton kamerat vëzhguese që do të vendosen në vendvotime

Lajme
Iu bashkua organizatës terroriste

Iu bashkua organizatës terroriste "Al Nusra" në Siri, shpallet aktgjykim dënues ndaj të akuzuarit për organizim dhe pjesëmarrje në grup terrorist

Drejtësi
Kalo në kategori