LAJMI I FUNDIT:

Hyn në fuqi ligji i ri për përmbaruesit në Maqedoni (Video)

Hyn në fuqi ligji i ri për përmbaruesit në Maqedoni (Video)

Për çdo vit për rreth 150 mijë lëndë kërkohen pagesa të borxhit për shërbime komunale të papaguara, siç janë uji, rryma elektrike dhe telefoni, njofton Tv21.

Ky numër i lëndëve pritet të zvogëlohet me procedurën e re jashtë gjyqësore e parashikuar në Ligjin e ri për Përmbaruesit. Njeriu i parë i Odës së Përmbaruesve, Zoran Petreski shpjegoi se ky ndryshim parashikon se në një periudhë para se të paditen, përmbaruesit duhet ti thirrin qytetarët dhe tu shpjegojnë për pasojat juridike, nëse nuk paguhet borxhi.

“Përmbaruesit do ti thirrin qytetarët ose subjektet juridike në zyrat e tyre. Duhet tu bëhet me dije se kanë afat prej 15 ditëve ta paguajnë borxhin ose të sjellin vërtetim që e kanë paguar. Shfrytëzuesit e ndihmës sociale duhet të sjellin vërtetim dhe në këtë mënyrë do të jenë të kursyer nga përmbarimi”, u shpreh Zoran Petreski, Kryetar i Odës së Përmbaruesve.


Përgatitja e propozim – ligjit zgjati për katër vjet dhe përmban disa ndryshime me të cilat duhet tu lehtësohet puna e përmbaruesve, avokatëve dhe gjykatave. Përmbaruesit do të marrin dispozita precize dhe mbrojtje deri në një masë të caktuar. Ekspertët janë skeptik se këto ndryshime do të mund të fillojnë të implementohen në muajin gusht, sepse afati është i shkurtër.

“Aplikimi i këtij ligji duhet të shtyhet për së paku një vit. Nëse jo një vit, atëherë së paku gjashtë muaj që të kemi kohë të mjaftueshme të përgatiten të gjitha aktet normative siç duhet, që të ketë kohë mirë të shqyrtohen dhe të mundët në mënyrë efikase të aplikohet Ligji”, tha Arsen Janevski, Profesor i të drejtës procedurale.

Lidhur me ankesat nuk do të vendosë më kryetari i gjykatës, por për këtë do të ketë gjykatës të specializuar./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Vëllau i Liridona Ademajt: Fëmijët janë të brengosur nga fakti që e panë se si babai i tyre e shtrëngoi për krahu nënën e tyre që të kryhet më lehtë vrasja

Vëllau i Liridona Ademajt: Fëmijët janë të brengosur nga fakti që e panë se si babai i tyre e shtrëngoi për krahu nënën e tyre që të kryhet më lehtë vrasja

Lajme
Policia kërkon bashkëpunimin e qytetarëve për identifikimin e tre personave për shpërdorim të pasurisë

Policia kërkon bashkëpunimin e qytetarëve për identifikimin e tre personave për shpërdorim të pasurisë

Kronika e Zezë
Deliu: Ministria e Bujqësisë refuzoi projektin e grave të Krushës, por ia ndau 100 mijë euro vëllait të Fitore Pacollit

Deliu: Ministria e Bujqësisë refuzoi projektin e grave të Krushës, por ia ndau 100 mijë euro vëllait të Fitore Pacollit

Lajme
​Ambasadori francez kërkon që Radoiçiq dhe grupi i tij të dalin para drejtësisë

​Ambasadori francez kërkon që Radoiçiq dhe grupi i tij të dalin para drejtësisë

Lajme
Nagavci: Kam nënshkruar kontratat për ndërtimin e tri çerdheve dhe një shkolle

Nagavci: Kam nënshkruar kontratat për ndërtimin e tri çerdheve dhe një shkolle

Lajme
Rasti i 2.1 milionëshit, zëvendësministri Sallahu: 500 mijë euro janë në një bankë në Turqi, po punojmë me autoritetet atje që t’i kthehen Thesarit të Shtetit

Rasti i 2.1 milionëshit, zëvendësministri Sallahu: 500 mijë euro janë në një bankë në Turqi, po punojmë me autoritetet atje që t’i kthehen Thesarit të Shtetit

Lajme
Kalo në kategori