LAJMI I FUNDIT:

Vllahov: ShBA kanë interes për luftë ballkanike

Vllahov: ShBA kanë interes për luftë ballkanike

“Konsideroj se ShBA kanë interes për konflikte të armatosura në Ballkan”, ka thënë profesori universitar, Stefan Vllahov-Micov, në “Studion e hapur” të TVNova, transmeton Telegrafi Maqedoni.

“ShBA kanë interes për luftë në Ballkan. Nuk pajtohem me qëndrimin se nuk kanë. Ndërsa sa i përket mendimit te opinioni publik që ShBA është e interesuar për Shqipëri të madhe, konsideroj se ata bëjnë përpjekje të ketë betejë për Shqipëri të madhe ka deklaruar Vllahov.

“Ka konfrontime të Perëndimit dhe Lindjes, ndërsa pasojat do të ishin të pakapërcyeshme”, thotë në këtë debat ish ambasadori Risto Nikovski.


“Shërbimet sekrete punojnë pas shpërbërjes së Jugosllavisë dhe ka skenarë të ndryshëm në tavolinë. Mendoj se në Ballkan nuk do të ketë sukses një skenar i tillë dhe se nuk do të ketë ndryshim kufijsh në Ballkan, ka thënë Nikoski.

Liderët do të arrijnë të merren vesh, takimet në nivel më të ulët ka njëfarë marrëveshjeje, ka thënë analisti Albert Musliu“.

“Do të hymë në një periudhë të pajtimit. Por deri atëherë do të jetë ashpër. E gjithë kjo shkon në drejtim të zgjidhjes së punëve, do të ketë marrëveshje mes liderëve, konsideron Musliu.

Në “Studion e hapur” të sotme me Ljubisha Nikolovski në temën “Ish pjesëtarët e CIA me ish ide për Ballkanin” do të debatojnë profesori Stefan Vllavoh-Micov, ish ambasadori Risto Nikovski dhe analisti Albert Musliu./Telegrafi/