LAJMI I FUNDIT:

Ministri turk, Mevlüt Çavuşoğlu uron ministrin Hoxhaj

Ministri turk, Mevlüt Çavuşoğlu uron ministrin Hoxhaj

Ministri i Punëve të Jashtme i Republikës së Kosovës, Enver Hoxhaj është uruar për postin nga ministri i Punëve të Jashtme të Turqisë, Mevlüt Çavuşoğlu.

Në telegramin e urimit të homologut turk vlerësohet lartë angazhimi dhe përkushtimi i ministrit Hoxhaj në marrjen e përgjegjësive të reja drejt fuqizimit të pozitës së merituar të Kosovës në mesin e familjes të vendeve të botës.

Tutje ministri Çavuşoğlu vlerëson se politika e jashtme e udhëhequr nga ministri Hoxhaj do të kontribuojë edhe në përpjekjet rajonale të normalizimit, por edhe për avancimin e procesit të dialogut Prishtinë – Beograd, me synim të arritjes së një zgjidhjeje gjithëpërfshirëse dhe të qëndrueshme, e cila do të jetë në dobi të të gjithë popullit në Kosovë dhe stabilitetit të përhershëm të të gjithë rajonit.


Ministri turk gjithashtu ka shtuar se Turqia do të vazhdojë të mbështesë Kosovën në përpjekjet e saja drejt një të ardhme të ndritshme si një anëtare e shquar e familjes evropiane. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Specialja heq edhe disa dëshmitarë nga lista në rastin ndaj ish-krerëve të UÇK-së

Specialja heq edhe disa dëshmitarë nga lista në rastin ndaj ish-krerëve të UÇK-së

Drejtësi
Eurodeputetët: Qasja e pabalancuar e BE-së ka ndikuar negativisht në dialogun Kosovë-Serbi

Eurodeputetët: Qasja e pabalancuar e BE-së ka ndikuar negativisht në dialogun Kosovë-Serbi

Lajme
Lamtumirë Ferid Gjikolli, Haradinaj i ndan dekoratën post mortem ‘Me besim në Zot, atdhe e shtet’

Lamtumirë Ferid Gjikolli, Haradinaj i ndan dekoratën post mortem ‘Me besim në Zot, atdhe e shtet’

Lajme
Ligji i ri për kadastër, drejtori i AKK-së: Hap i madh për unifikimin e procedurave pronësore

Ligji i ri për kadastër, drejtori i AKK-së: Hap i madh për unifikimin e procedurave pronësore

Lajme
KQZ-ja prezanton kamerat vëzhguese që do të vendosen në vendvotime

KQZ-ja prezanton kamerat vëzhguese që do të vendosen në vendvotime

Lajme
Faton Abdullahu: Votimi për Kurtin më 9 shkurt do të ishte “vetëvrasje elektorale”

Faton Abdullahu: Votimi për Kurtin më 9 shkurt do të ishte “vetëvrasje elektorale”

Politikë
Kalo në kategori